schema:text
| - Rrena se buxheti për ushtrinë për vitin 2023 është 300 milionë euro
Deklarata
Viti 2023, vetem pas dy vite qeverisje Albin Kurti i jep ushtrise nga 60 milion euro sa ishte ne kohen kur mori drejtimin e qeverise, ne 300 milion euro investime per ushtrine!
Vlerësimi
Rrenë
Publikimi në Facebook se në vitin 2023 buxheti për ushtrinë do të jetë 300 milionë euro është i rremë. Buxheti i dedikuar për Ministrinë e Mbrojtjes për vitin 2023 është 123 milionë e 227 mijë e 261 euro. Buxheti i vitit 2023 për Ministrinë e Mbrojtjes do të jetë rreth 20 milionë euro më i madh se ai në vitin 2022. Në vitin 2022 ka qenë 102,305,450 euro.
Artikulli
Më 26 dhjetor 2022, faqja e internetit Krenaria Shqiptare ka publikuar një fotografi e cila ndër të tjera ka përshkrimin “viti 2023, vetem pas dy vite qeverisje Albin Kurti i jep ushtrise nga 60 milion euro sa ishte ne kohen kur mori drejtimin e qeverise, ne 300 milion euro investime per ushtrinë”.
Ky informacion është i rremë sepse buxheti i dedikuar për ushtrinë e Kosovës për vitin 2023 është 123,227,261 euro.
300 milionë euro është në total buxheti i ndarë për Ministrinë e Mbrojtjes dhe atë të Punëve të Brendshme dhe Administratës dhe jo vetëm për ushtrinë.
Buxheti i vitit 2023 për Ministrinë e Mbrojtjes do të jetë rreth 20 milionë euro më i madh se ai në vitin 2022. Në vitin 2022 ka qenë 102,305,450 euro.
Buxheti për Ministrinë e Mbrojtjes në vitin 2017 ka qenë 51 milionë euro; në vitin 2018 ka qenë 53,6 milionë euro; në vitin 2019 ishin ndarë 58,6 milionë euro; në vitin 2020 ishin dedikuar 2021 ishin ndarë 67,3 milionë euro.
Buxheti i Kosovës është miratuar në parim në Kuvendin e Kosovës më 15 nëntor 2022. Ndërsa në lexim të dytë buxheti është miratuar një muaj më vonë, më 15 dhjetor 2022.
Buxheti i Kosovës për vitin 2023 do të jetë 3 miliardë e 212 milionë euro.
|