About: http://data.cimple.eu/claim-review/befe5f6bd5ec60a7e0c5422c9b99ae130d78901697f3b647425a5c0d     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Pretendimi i rrejshëm se njëri nga të arrestuarit në MINT është dhëndrri i Bedri Hamzës Deklarata Burri i vajzës së vëllait të Bedri Hamzës është arrestuar në operacionin në MINT Vlerësimi Rrenë Postimi se burri i vajzës së vëllait të Bedri Hamzës është arrestuar në operacionin në MINT është i pavërtetë. Bedri Hamza ka konfirmuar se nuk e ka vajzë apo mbesë gruan e Irfan Lipovicës së arrestuar. Edhe i vëllai Bahriu e ka konfirmuar se vajza e tij nuk është e martuar. Artikulli Me 18 gusht 2023 një profil në Facebook me emrin Qendrim Krasniqi, përmes një statusi shkroi se njëri nga tre të arrestuarit për keqpërdorime të rezervave shtetërore në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Irfan Lipovica është dhëndri i kryetarit të Mitrovicës, Bedri Hamzës. Ai shkroi se vajza e vëllaut të Bedri Hamzës është e martuar me Irfan Lipovicën i cili u arrestua. Ky pretendim është shpërndarë edhe nga profile të tjera si Gazeta Ora, Albini për Kryeministër, Xhemë Kiqina, Specbuk. “I arrestumi Irfan Lipovica eshte dhenderr i Bedri Hamzes. E kete qvajzen e vellaut te Bedri Hamzes, e martuar me Lipovicen Vlora Qitaku e pat punesuar ne Ministri te Integrimeve Evropiane kur ka qene Ministre Pra Pdk-ja i ka rrenjet gjidokund ku ka dallavere.A po doni me dite per te arrestuarin tjeter qe vjen nga LDK??A i perjashtuan nga LDK e PDK te arrestuarit e sotem a ende jo”- shkruhet në postimin të datës 18/08/2023 në faqen Gazeta Ora. Krypometetri ka kontrolluar faktet në këto postime. Të dhënat e grumbulluara tregojnë se me datë 18/08/2023 i apostrofuari Bedri Hamza në një postim në Facebook ka ofruar të dhëna se vajza e tij dhe vajza e vëllait të tij nuk janë të martuara me Irfan Lipovicën. “Për sqarim për opinionin, unë i kam dy vajza dhe nuk janë të martuara dhe kam vetëm një vëlla i cili e ka vetëm një vajzë që as nuk është e martuar e as nuk punon, është studente në vitin e tretë në fakultet”- thuhet në postimin e dats 18/08/2023 të shpërndarë në facebook profilin e Bedri Hamzës. Krypometri ka realizuar një bisedë telefonike me datë 19/08/2023 me Bedri Hamzën për të kërkuar të dhëna shtesë që argumentojnë postimin e tij në facebook. “Unë e kam bo sqarimin tim publik në Facebook, edhe kam thënë që unë kam dy vajza, të dyja janë të pamartuara, unë e kam vetëm një vëlla dhe ai e ka vetëm një vajzë. Ajo as nuk është e martuar e as nuk punon, është studente në vitin e tretë”– ka ripërsëritur Hamza. Ai është pyetur nëse ka lidhje familjare me Valentina Hamza. “Jo, Valentina Hamzën nuk e kam mbesë. Ajo mund të jetë nga Klina e Epërme, e unë jetoj në Mitrovicë. Unë vendlindjen e kam në Klinë, mua më vjen keq që pjesën më të madhe të atyre njerëzve atje nuk i njoh. Unë mund të konfirmoj se me këtë emër, as nuk e kam vajzë të axhës, as vajzë të djemve të axhës. Nuk po di me kallxu, por nuk e di ku lidhem në gjak. Ai ka qenë shumë specifik, ai ka thënë vajza e vëllaut tem”– ka thënë tutje Hamza. Kryetari i Mitrovicës ka bërë të ditur se tashmë ka autorizuar avokatin që personi Qendrim Krasniqi të paditet për shpifje. Pretendimin e shpërndarë nëpër rrjetet sociale për Krypometrin e ka demantuar edhe vetë vëllau i Bedri Hamzës, Bahriu. Ai ka thënë se asgjë në atë postim nuk është e vërtetë, sepse vajza e tij as nuk është as e martuar e as e punësuar. “Ne jemi vetëm dy vëllezër, e kam vetëm një vajzë, quhet Merita Hamza, është në vitin e tretë të Fakultetit të Mjekësisë. Nuk është e punësuar, nuk është e martuar. Unë e kam pa atë postim propagandues. Normal, është shqetësuese sepse është njollosje e familjes pa arsye, edhe vajza nuk është ndi mirë. Por për këtë rast, le të merren organet e drejtësisë, unë e demantoj sepse nuk është kurgjo e saktë se çka ka shkrujt, edhe nuk qëndron”– ka thënë Bahri Hamza për Krypometrin me datë 19/08/2023.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software