Rrena për vdekjen e 26 fëmijëve
Deklarata
“TRAGJlKE/ 26 fëmijë di.gjen të gjaIIë pas zja.rrit që përfshiu shkoIIën e tyre, ja detajet…”
Vlerësimi
Me kos
Artikulli me titull “TRAGJlKE/ 26 fëmijë di.gjen të gjaIIë pas zja.rrit që përfshiu shkoIIën e tyre, ja detajet…” është i rremë. Në Nigeri nuk ka ndodhur asnjë ngjarje tragjike në vitin 2023, si pretendohet në artikull. Një ngjarje e ngjashme ka ndodhur në nëntor të vitit 2021.
Artikulli
Më 23 janar 2023 faqet në Facebook “Estrada Jon” dhe “Flash News Albania” kanë shpërndarë një artikull me titull “TRAGJlKE/ 26 fëmijë di.gjen të gjaIIë pas zja.rrit që përfshiu shkoIIën e tyre, ja detajet…”.
Këto faqe në Facebook nuk e kanë theksuar fare datën se kur ka ndodhur kjo ngjarje, por e ka shpërndarë duke e bërë të duket sikur kjo ngjarje ka ndodhur së fundmi.
Në artikull thuhet se në Nigeri kanë humbur jetën 26 fëmijë si pasojë e një zjarri.
Por, në Nigeri nuk është regjistruar ndonjë ngjarje e tillë tragjike në vitin 2023.
Detajet e njëjta të një fatkeqësie të ngjashme kanë ndodhur në nëntor të vitit 2021. Më 8 nëntor 2021 në gazeta e përditshme “Khaleej Times” e cila ka cituar median AFP është publikuar informacioni për ngjarjen tragjike.