About: http://data.cimple.eu/claim-review/bfa3dc51a8d35755b92321837a0bd3aab5bd95de2924821ccf4225b3     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Lajmi rremë se SBASHK-u tërhiqet nga greva Deklarata Tërhiqet SBAShK-u, pranon 50 eurot e qeverisë, mesimi pritet te filloj nga neser. Urime te gjith nxënësve. Vlerësimi Rrenë e kryptë Ky informacion është i rremë. Këto faqe nuk kanë treguar se nga e kanë marrë këtë informacion. Nuk e kanë cituar as ndonjë burim nga Sindikata dhe as nga Ministria. Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës nuk e kanë arritur ende një marrëveshje me Qeverinë e Kosovës në lidhje me grevën e përgjithshme. Artikulli Dy faqe online në rrjetin social Facebook, Kaçaniku ME rrethinë dhe Gryka e Kaçanikut, më 20 shtator 2022, kanë postuar një foto të pjesëtareve të Këshillit Grevist i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), me mbishkrimin: “Tërhiqet SBAShK-u, pranon 50 eurot e qeverisë, mesimi pritet te filloj nga neser. Urime te gjith nxënësve”. Ky informacion është i rremë. Këto faqe nuk kanë treguar se nga e kanë marrë këtë informacion. Nuk e kanë cituar as ndonjë burim nga Sindikata dhe as nga Ministria. Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës nuk e kanë arritur ende një marrëveshje me Qeverinë e Kosovës në lidhje me grevën aktuale. Madje, në mbledhjen e Komisionit për Arsim Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, të mërkurën kishte pasur përplasje qëndrimesh mes Deputetit të Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Dimal Basha dhe kreut të SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj. Deputeti Basha e kishte akuzuar Jasharajn se po i mban peng fëmijët, duke vijuar greva në shkolla, ndërsa Jasharaj i ishte drejtuar Bashës duke i thënë këtij të fundit se ai është fajtor për gjendjen e krijuar. Ndërkaq në mbledhjen e sotme të Komisionit ku parashihej të diskutohej për grevën, Jasharaj ka munguar. Të pranishëm për diskutim ishin edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe ministri i Financave, Hekuran Murati. Greva e përgjithshme në sektorin publik ka filluar nga data 25 gusht 2022 dhe deri tani ende nuk është arritur marrëveshje mes Qeverisë dhe SBAShK-ut.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software