About: http://data.cimple.eu/claim-review/c0ea36322d7a83347ab53ba25ceb4525cb662d22ac21c309f031bea3     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës - Foto: KALLXO.com Rrena mediale për infektimin me COVID-19 të shoferit të Blerim Rekës Deklarata Shoferi i ministrit Blerim Reka rezulton pozitiv me COVID-19 Vlerësimi Rrenë Informacioni ka dalë të jetë i pasaktë pasi konfirmimi zyrtar nga Qeveria e Kosovës tregon se shoferi i ministrit Blerim Reka nuk është i infektuar me coronavirus. Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka konfirmuar se rezultatet tregojnë që shoferi nuk është i infektuar nga virusi. Artikulli Gjatë ditës së sotme, kyeministri në detyrë, Albin Kurti, së bashku me kabinetin e tij si dhe ministri i Integrimeve Europiane, Blerim Reka, me kabinetin e tij, janë vetizoluar pasi kishin pasur kontakt me shoferin e MIE-së, të cilit gjatë ditës së sotme i janë bërë analizat për coronavirus. Kjo pasi që i njëjti dyshohej se për shkak të kontaktit me një pacient tjetër, mund të ishte infektuar me COVID-19. Ende pa dalë rezultatet e mostrave të marra gjatë ditës së sotme nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, portali “Indeksonline” ka publikuar një shkrim në të cilin në titull ka thënë se shoferi i Ministrisë së Integrimeve Europiane ka dalë pozitiv me coronavirus. Një gjë të tillë e ka mohuar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i cili tha për KALLXO.com se rezultatet kanë qenë negative. “Po mund të ju konfirmoj se zyrtari i Ministrisë së Integrimeve ka rezultuar negativ me coronavirus. Pra dhe të ju sqaroj se i njëjti pra zyrtar është shoferi i Ministrisë”, ka thënë Kryeziu. Lajmin e “Indeksonline” e ka publikuar edhe një portal tjetër – “Info Kosova”. Ky portal është thirrur në burimet e “Indeksonline”. Gjatë ditës së sotme KALLXO.com ka raportuar në lidhje me rastin. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar gjatë ditës së sotme se është vetizoluar pasi që i njëjti ka pasur kontakt me një person të dyshuar për coronavirus. Njëjtë si kryeministri Kurti ka vepruar edhe ministri i Integrimeve Europianë në detyrë, Blerim Reka, pasi që zyrtari punon në po këtë Ministri. Lajmin për KALLXO.com e kishte konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu. Kryeziu i ka thënë KALLXO.com gjatë ditës së sotme se pas vetizolimit, nëse shoferi i ministrit do të rezultonte pozitiv atëherë do të gjurmoheshin të gjitha kontaktet e tij dhe do të testoheshin. Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian”.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software