About: http://data.cimple.eu/claim-review/c2bb06139d900b8dfe452ee447e69234503e7e5e5f72f6e3fc45836f     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • ‘Lamtumira’ e rreme e Presidentit Deklarata Hashim Thaçi: Pas dekadave të izolimit, nuk do të ketë më pritje para ambasadave, nuk do të ketë refuzime. Nuk kemi fituar dhuratë, por kemi merituar liberalizimin me punën tonë të përbashkët. Kur punojmë bashkë, asnjë kufi nuk na ndal. Urime liberalizimi sot, urime edhe për UEFA-n dje. Javë historike. Vlerësimi Rrenë e kryptë Presidenti Thaçi nuk kishte thënë të vërtetën kur tha se më nuk do të ketë pritje para ambasadave. Kosova vazhdon të qëndrojë nën regjimin e vizave edhe në vitin 2018. Lamtumirë vizave i kanë thënë vetëm politikanët, që kanë vazhduar vizitat e tyre jashtë shtetit. Artikulli Qytetarët e Kosovës kishin fituar lirinë absolute të lëvizjes, të paktën në sytë e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi para dy viteve. Me marrjen e propozimit pozitiv nga Komisioni Evropian për liberalizimin e vizave në maj të vitit 2016, politikanët kosovarë të ngazëllyer filluan urimet për ‘fundin e izolimit’. Ngjashëm kishte bërë edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili tha se tanimë kosovarët nuk ‘i ndal asnjë kufi’. “Pas dekadave të izolimit, nuk do të ketë më pritje para ambasadave, nuk do të ketë refuzime. Nuk kemi fituar dhuratë, por kemi merituar liberalizimin me punën tonë të përbashkët. Kur punojmë bashkë, asnjë kufi nuk na ndal. Urime liberalizimi sot, urime edhe për UEFA-n dje. Javë historike”, kishte shkruar Thaçi më 4 maj të vitit 2016. Ai madje kishte postuar një ilustrim grafik që thotë ‘Goodbye Visa’ (Lamtumirë Viza). Ndërkaq, sot pas dy vitesh, në horizont nuk duket se vizat do të thonë lamtumirë së shpejti. Pritjet para ambasadave po vazhdojnë, po ashtu edhe refuzimet përderisa nga Kosova pritet përmbushje e kushteve të vazhdueshme për të dalë nga izolimi unik në Ballkan. Thaçi së bashku me ministrat e atëhershëm (ku kishte edhe të atillë që festonin me shampanjë atë ditë), po vazhdojnë të bëjnë lutje për liberalizim dhe premtime të llojit ‘sivjet do të hiqen’. Këto ditë pritet të dalë edhe rekomandimi i rradhës për liberalizimin e vizave në Kosovë.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software