About: http://data.cimple.eu/claim-review/c3ceb655b0a6bd0dc934017376ad5233b8da172452fddea79a54e155     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Foto: Adelina Ahmeti, KALLXO.com Publikimi i rremë se në trajnimet e FIT u investuan 1.6 milion euro Deklarata Për secilin pjesëtar në njësinë FIT janë investuar 1,6 milion euro Vlerësimi Rrenë Publikimi se për secilin pjesëtar në njësinë FIT janë investuar 1,6 milion euro në trajnime është i rremë. Krypometër ka verifikuar me burime zyrtare dhe dokumente publike se ky informacion është i rremë. Artikulli Faqja e Facebook “Simpatizantët e PDK-së” me datë 01/11/2023 kanë publikuar një postim në të cilin pretendohet se për trajnimin e një pjesëtari të vetëm të Njësisë Speciale Intervenuese (FIT) janë investuar 1,6 milionë euro (Arkivi). “Vetëm një polici të FIT-it trajnimi i ka kushtuar 1.6 milion euro. Këtë ia ka mundësuar Qeveria Thaçi”- është thënë në këtë postim. Krypometër ka verifikuar nëse ky pretendim është i vërtetë. Fillimisht Krypometër ka vërtetuar se në njësinë FIT janë të punësuar 70 efektivë. Nëse do të llogaritej investimi me shumën e përmendur do t’i binte që në trajnimet e FIT janë investuar 112 milionë euro që nga themelimi i FIT. Krypometër ka verifikuar nëse ky informacion është i saktë. Për të sqaruar informatën, Krypometër ka kërkuar të dhëna nga Policia e Kosovës. Në një përgjigje me shkrim ZIMP (Zyra për Informim me Publikun) ka sqaruar se të dhënat financiare për trajnimet e FIT janë konfidenciale dhe nuk mund të ndahen me publikun. Për të verifikuar më tutje këtë informacion, Krypometër ka kontrolluar në tabelat buxhetore të Buxhetit të Republikës së Kosovës. Në to nuk ka shuma kaq të mëdha të destinuara për trajnime në njësinë FIT. Verifikimi ka shkuar tutje duke kërkuar të dhëna nga ish-menaxhmenti i Policisë së Kosovës. Rashit Qalaj ka qenë drejtor i policisë deri në vitin 2021 dhe menaxhimi i tij përfshinë kohën kur pretendohet se janë investuar këto para. Krypometri më datë 26/11/2023 ka kontaktuar me ish Drejtoritin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, i cili ka thënë se diçka e tillë nuk qëndron. “Kjo absolutisht nuk qëndron. Nuk ka pasë trajnime individuale dhe nuk ka ndodhë kurrë ajo, nuk kanë kushtuar trajnimet me 1,6 milionë euro”- tha Qalaj për Krypometër. Qalaj aktualisht është deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, parti e cila një kohë është udhëhequr nga ish Presidenti Hashim Thaçi.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software