schema:text
| - Receta e rreme për shërim të sëmundjeve të zemrës dhe diabetit
Deklarata
“Mjeket na e mbajne sekret, por ja pse duhet te konsumoni 8 korra me arra cdo dit para buke”
Vlerësimi
Me kos
Artikulli me titull “Mjeket na e mbajne sekret, por ja pse duhet te konsumoni 8 korra me arra cdo dit para buke” është i rremë. Në artikull nuk ofrohet asnjë dëshmi që kjo recetë është mbajtur sekret nga mjekët. Rekomandimet e dhëna në artikull nuk janë referuar te ndonjë bazë shkencore apo ndonjë mjek profesionist. Mjekët rekomandojnë që për sëmundjet e zemrës dhe diabetin duhet të konsultohen mjekët profesionistë.
Artikulli
Më 23 maj 2023, faqja “Fol Shqip” publikoi një artikull me përshkrim “Mjeket na e mbajne sekret, por ja pse duhet te konsumoni 8 korra me arra cdo dit para buke”.
I njëjti publikim u shpërnda edhe në faqe të tjera në internet si: Rreth Botës, Bota Today, Humor Shqip, Albanian Shqipe, Albania Today, Arena Shqip, Express Today, Fol Shqip, Origjinale, Media Today dhe Epoka Shqip.
I njëjti artikull ka qarkulluar nëpër faqe të ndryshme në internet edhe në vitin 2022.
“Sipas të dhënave, konsumi i arrorëve kuron zemrës dhe diabetin. Në veçanti, ngrënia e tetë arrave në ditë ju mbroje zemrën tuaj. Një nga aspektet më interesante të arrave, është roli i tyre në përmirësimin e shëndetit mendor”- thuhet brenda artikullit.
Artikulli është i rremë për shkak se nuk ofron asnjë provë që mjekët e mbajnë sekret këtë informacion.
Remzi Shala, mjek i përgjithshëm, ka thënë se qytetarët duhet të vizitojnë mjekët për çdo shqetësim shëndetësor që kanë, pasi recetat e ndryshme që po publikohen nuk janë të verifikuara dhe të rekomanduara nga profesionistët.
Në artikull nuk është ofruar asnjë dëshmi që mjekët e kanë mbajtur sekret këtë recetë.
|