schema:text
| - Rrena për datën e liberalizimit të vizave
Deklarata
Ja Kur Pritet Qe Kosova Te Marre Liberalizimin E Vizave, Pasi Plotesuan Kushtet…
Vlerësimi
Rrenë
Raportimi se më datë 25 korrik 2022 është mbajtur një takim është i rremë, pasi data e takimit është më 11 maj 2022. Titulli i artikullit “Ja Kur Pritet Qe Kosova Te Marre Liberalizimin E Vizave, Pasi Plotesuan Kushtet…”, është i rremë. Këshilli Evropian nuk ka dhënë datë për liberalizim të vizave. Nuk ka pasur takim të përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell me ministrat e Punëve të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe atë të Kosovës. Artikulli bazohet në një artikull dhe ngjarje që ka ndodhur në muajin maj të vitit 2022.
Artikulli
Facebook faqet “Lajme Online”, “Der Kosovar Albaner” dhe faqja e internetit “on27.net”, kanë publikuar më 25 korrik 2022 artikullin me titullin “Ja Kur Pritet Qe Kosova Te Marre Liberalizimin E Vizave, Pasi Plotesuan Kushtet…”.
Artikulli thotë se Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell është duke u takuar në një darkë formale me ministrat e Punëve të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor përfshirë edhe atë të Kosovës.
Nga zyra e BE-së nuk kanë njoftuar se më datë 24 korrik është duke u mbajtur një takim i tillë. Ndërsa, përmbajtja e këtij artikulli lidhet me darkën joformale që ështëmbajtur dy muaj më parë Borrell me liderët e Ballkanit Perëndimor, më 11 maj 2022. Ndërsa, artikulli me përmbajtje të njëjtë është publikuar në muajin maj në disa faqe të internetit.
Në të njëjtin artikull thuhet “Ja Kur Pritet Qe Kosova Te Marre Liberalizimin E Vizave”, por ende nuk ka asnjë datë të publikuar se kur Kosova do të marrë liberalizimin e vizave. Në takimin e datës 23 qershor 2022 të Këshillit Evropian nuk është dhënë ndonjë datë për liberalizim të vizave.
Gjithashtu thuhet se Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave, por ky informacion nuk është i ri, sepse në vitin 2018 Bashkimi Evropian kishte thënë se Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave.
|