About: http://data.cimple.eu/claim-review/cc09ab92558db3eef34183d07069ee5f80f5a183c5e6046401ccdd40     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Valdete Daka, KQZ FOTO- Atdhe Mulla PZAP përgënjeshtron Valdete Dakën për të drejtën e ankesës së OJQ-së Deklarata ‘OJQ-ja nuk ka drejtë me u anku në emër të votuesve, s’ka të drejtë.’ Vlerësimi Rrenë Kryesuesja e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Gyltene Sylejmani tha se ligji nuk ja ndalon OJQ-së të bëjë ankesë në emër të votuesve. “Na kemi bo hulumtime se çfarë roli ka kjo OJQ, na ka interesu për çështje të legjitimitetit dhe nuk kemi pasë dikund në ligj që ka pengesa për me bo ankesë ”, tha ajo. Artikulli Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe Komisioni Qendror Zgjedhor kanë dhënë qëndrime të ndryshme sa i përket të drejtës së Organizatave Jo Qeveritare për të bërë ankesa në emër të votuesve. Valdete Daka, Kryesuese e Komisionit Qendror Zgjedhor, e ftuar në emisionin “Jeta në Kosovë” tha se një OJQ nuk ka të drejtë të bëjë ankesë në emër të votuesve. Këtë ajo e tha duke iu referuar ankesës që organizata “Germin” ka bërë lidhur me mospranimin e mbi 4 mijë zarfeve me fletëvotime nga diaspora që kanë arritur në Kosovë pas afatit ligjor, përkatësisht pas datës së zgjedhjeve. “OJQ-ja nuk ka drejtë me u anku në emër të votuesve, s’ka të drejtë”, tha Daka. Kjo deklaratë megjithatë është përgënjeshtuar në të njëjtin emision nga kryesuesja e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Gyltene Sylejmani. Ajo tha se në ligj nuk kanë gjetur askund dispozitë që e ndalon OJQ-në të bëjë ankesë në emër të votuesve. “Na kemi bo hulumtime se çfarë roli ka kjo OJQ, na ka interesu për çështje të legjitimitetit dhe nuk kemi pasë dikund në ligj që ka pengesa për me bo ankesë. Na nuk kemi me mujt me gjetë dispozitë që me ja hudhë mbi atë bazë ankesën”, tha ajo. Standardi i dyfishtë i KQZ-së për pranimin e votave me vonesë Mbi 4 mijë zarfe me vota të ardhura me postë për zgjedhjet e 6 tetorit nuk janë procesuar për numërim për shkak se kanë arritur pas afatit ligjor, përkatësisht pas datës 6 tetor në Kosovë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka marrë asnjëherë vendim me shkrim për mospranimin e këtyre votave pasi sipas kryesueses Valdete Daka, kjo çështje është e vendosur me ligj. Sipas Dakës, nuk mund të ketë përjashtim për këto vota edhe pse ato ishin nisur me kohë dhe faji për vonesën e tyre është tek posta. “Na as që kemi me marrë vendim ndonjëherë sepse asnjëherë nuk kemi marrë vendim. Ligji është shumë i qartë ku thotë se vota nga diaspora duhet me qenë në KQZ 24 orë para ditës së zgjedhjeve”, tha Daka. Në emisionin “Jeta në Kosovë”, ku u diskutua lidhur me zgjedhjet e 6 tetorit, Daka megjithatë e pranoi se vota të ardhura me vonesë ishin pranuar në vitin 2017 “Kemi marrë një vendim në vitin 2017, ka qenë kërkesë e disa subjekteve politike. Nuk mundemi me zgjatë në pafundësi marrjen e zarfeve. Herën e kaluar ka qenë një ditë vonesë dhe nuk ka qenë numër i vogël i votave”, tha Daka. Lidhur me mospranimin e këtyre votave, Organizata Jo Qeveritare “Germin” që merret me çështje të diasporës ka bërë ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Ankesë për të njëjtën çështje ka bërë edhe Lëvizja Vetëvendosje. Të dy këto ankesa janë hedhur poshtë nga PZAP për shkak se lidhur me këtë nuk ka pasur asnjëherë vendim nga KQZ. Këtë e shpjegoi Gyltene Sylejmani, kryesuese e PZAP. “Me datën 18.11.2019 e kemi pranuar ankesën dhe e kemi vlerësuar pranueshmërinë e ankesës. Ankesa ka qenë me u procedu 4,639 fletëvotime të votuesve jashtë Kosovës që kanë ardhur pas datës së zgjedhjeve. Ato janë nisur me kohë. KQZ duhet të vendosë për këtë çështje. Nuk kemi pasur vendim të KQZ-së për këtë arsye e kemi hudhë ankesën”, tha ajo. Momentalisht KQZ është drejt fundit në procesin e numërimit dhe rinumërimit të disa kutive për zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit. Deri më tani, fituese nga këto zgjedhje ka dalur Lëvizja Vetëvendosje e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Lidhur me zgjedhjet e 6 tetorit dhe sfidat që e kanë përcjellur procesin e numërimit flasin: Valdete Daka nga KQZ, Florent Spahija nga Demokracia në Veprim, Laura Pula nga Prokuroria e Kosovës dhe Gyltene Sylejmani nga PZAP. Në linkun e mëposhtëm mund ta ndiqni emisionin e plotë “Jeta në Kosovë”. Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software