About: http://data.cimple.eu/claim-review/cc4dc642e55c9f885a9171cc1306fa824bd173ce5c27924a07e6e5f9     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Fatmir Limaj - Foto: Nisma për Kosovën Huqja e Nismës për kalimin e pragut Deklarata Nisma Socialdemokrate- “Edhe pas numërimit të 2039 votave të fundit të diasporës të ardhura me vonesë (17 tetor 2019), Nisma Socialdemokrate dhe koalicioni ynë ka marrë mbi 42 mijë vota apo 5.02% të votave, të cilat e bëjnë koalicionin tonë përfundimisht pjesë të Kuvendit të Republikës së Kosovës! Me këtë rast, falënderojmë anëtarët, simpatizantët dhe votuesit e koalicionit tonë për mbështetje në këtë garë zgjedhore!”, Vlerësimi Rrenë Koalicioni Nisma Socialdemokrate-Aleanca Kosova e Re- Partia e Drejtësisë ka arritur të marrë vetëm 4,98 për qind të votave, e jo mbi 5 për qind sa pretendonte Nisma Socialdemokrate. Ky koalicion sipas rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve, nuk do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës. Artikulli Koalicioni parazgjedhor Nisma Socialdemokrate – Aleanca Kosova e Re – Partia e Drejtësisë nuk ka arritur ta kalojë pragun për t’u bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës, sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së për zgjedhjet e 6 tetorit. Ky koalicion në vazhdimësi është shprehur optimist për kalimin e këtij pragu, me deklarime pas numërimeve të votave që kryheshin në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR). Në një publikim në Facebook të kësaj partie, dy ditë më parë u tha se përfundimisht koalicioni NISMA-AKR-PD do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës. “Edhe pas numërimit të 2039 votave të fundit të diasporës të ardhura me vonesë (17 tetor 2019), Nisma Socialdemokrate dhe koalicioni ynë ka marrë mbi 42 mijë vota apo 5.02% të votave, të cilat e bëjnë koalicionin tonë përfundimisht pjesë të Kuvendit të Republikës së Kosovës! Me këtë rast, falënderojmë anëtarët, simpatizantët dhe votuesit e koalicionit tonë për mbështetje në këtë garë zgjedhore!”, thuhet në këtë postim. Por, sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së, Nisma-AKR-PD ka marrë 42 mijë e 72 vota apo 4,984 për qind, përderisa për ta kaluar pragun nevojiten 5 për qind e votave. Javë më parë, sekretari i Përgjithshëm i Nismës, Bilall Sherifi në një konferencë për media kishte thënë se koalicioni i tyre kishte marr mbi 5 për qind të votave. “Pra, Koalicioni NISMA-AKR-PD ka arritur të bëhet pjesë e Kuvendit duke arritur 5.017% të votave, duke llogaritur votat e rregullta, ato me kusht dhe të diasporës”, ishte shprehur Sherifi. Rezultatet përfundimtare të shpallura sot nga KQZ-ja, kanë konfirmuar se Lëvizja Vetëvendosje ka marr më së shumti vota, pasuar me LDK-në, PDK-në në vendin e tretë dhe më pas koalicioni AAK-PSD, si dhe partitë tjera.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software