schema:text
| - Pretendimet e rreme se qëllimi i Miroslav Lajçak është shpërbërja e Kosovës
Deklarata
“Më që Mediave dhe Gazetave që Shantazhonin njerëz të Korruptum në Politikë i është ndalë Plaqkitja e Telekomit nga Qeveria Aktuale Albin Kurtit. Nuk ju bën Përshtypje kjo që po bën Menaxhmenti i Ri në TELEKOM,dhe nuk flet kërkush nga mediat…”
Vlerësimi
Rrenë
Postimi i faqes së Facebook-ut “Dekada e Kryeministrit Albin Kurti”, në të cilin thuhet se Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka qëllim ta shpërbëjë Kosovën, nuk është i bazuar në fakte. Konstatimet e bëra janë teori të konspiracionit dhe nuk janë mbështetur në fakte. Nuk ka asnjë dëshmi që Lajçak ka qenë i përfshirë në marrëveshjen e Dejtonit, e cila mundëson krijimin e Republikës Serbe. Lajçak është nga Sllovakia, në të cilin shtet e ka mbajtur postin e Minsitrit të Punëve të Jashtme. Gjatë kohës sa Mirosllav Lajçak është emisar i BE-së për dialogun Kosovë- Serbi, është arritur marrëveshja për energji, marrëveshja e Ohrit si dhe disa marrëveshje të tjera për zgjidhjen e disa çështjeve emergjente, siç ishte me rastin e targave.
Artikulli
Më 13 maj 2023, faqja e Facebookut “Dekada e Kryeministrit Albin Kurti” ka publikuar një fotografi të Emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak në të cilën shihet duke folur me presidentin e Rusisë, Vlladimir Putin.
Në përshkrimin e fotografisë, Lajçak është quajtur “rus nga Sllovakia” dhe është shkruar se qëllimi kryesor i tij është shpërbërja e shtetit të Kosovës për interesa të shtetit amë të tij, Rusisë.
“Ai e forcoi ndarjen e Bosnjës! Ai e legjitimoi pushtimin rus në Ukrainë! Ai po kërkon ta zhbëjë Kosovën! Dhe synimi i tij i fundit është të shpallet Misionari më i suksesshëm Europian në Ballkan”– thuhet në postim.
Por, në postim nuk është ofruar asnjë fakt që i mbështet konstatimet e bëra për rolin e Lajçakut. Krejt çka ka në postim është një fotografi e Lajçakut duke shtrënguar duart me Presidentin e Rusisë, Vlladimir Putin, në një takim në vitin 2015. Në fakt, si përfaqësues i BE-së, e cila është ndërmjetësuese e dialogut Kosovë – Serbi, misioni i tij është ofrimi i ndihmës për normalizimin e marrëdhënieve mes këtyre dy vendeve fqinje.
Lajçaku ka qenë ndërmjetësues mes Kosovës dhe Serbisë, kur palët u pajtuan për tekstin e deklaratës për personat e pagjetur, e cila më pas edhe u miratua. Gjithashtu, gjatë mandatit të tij është arritur marrëveshja për energji, marrëveshja e Ohrit si dhe disa marrëveshje të tjera për zgjidhjen e disa çështjeve emergjente, siç ishte në rastin e targave.
Lajçak nuk ka qenë i përfshirë në marrëveshjen e Dejtonit, e cila mundëson krijimin e Republikës Serbe. Lajçak është nga Sllovakia, në të cilin shtet e ka mbajtur postin e Ministrit të Punëve të Jashtme.
|