About: http://data.cimple.eu/claim-review/cd2a96b283ec6d6aad27acd9e94995bf797c51c5a49b3d6987c3c2ff     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Pretendimi i pa argumentuar për Vlora Çitakun dhe dokumentet e Serbisë Deklarata Qy qy vlora Citaku paska pasosh të Serbisë Pas Klan Kosovës edhe antrët e PDK-së me pasosh të serbisë Vlerësimi Rrenë Postimi “Qy qy vlora Citaku paska pasosh të Serbisë Pas Klan Kosovës edhe antrët e PDK-së me pasosh të serbisë” është i rremë. Vlora Çitaku ka konfirmuar se nuk ka pasaportë të Serbisë ndërsa materiali që synon të mbështesë këtë pretendim është një deklaratë e Ivica Daçiq kur flet për çertifikatën e lindjes së Çitaku. Artikulli Në faqen e Facebook-ut ‘Arvi Muhaxhiri’ është shpërndarë një video ku flitet për nënkryetaren e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku. Videomateriali ka të vendosur një mbishkrim me përmbajtjen ““Qy qy vlora Citaku paska pasosh të Serbisë Pas Klan Kosovës edhe antrët e PDK-së me pasosh të serbisë”. Në video është një deklaratë e ministrit të Jashtëm të Serbisë Ivica Daçiq në një intervistë ku thotë se Vlora Çitaku nuk ka kërku me heq dore prej shtetësisë serbe e që, sipas tij, ajo ende e ka shtetësinë. Daçiq e ka dhënë këtë deklaratë është publikuar në vitin 2019 në kohën kur Vlora Çitaku ka qenë ambasadore e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Krypometri ka kontrolluar nëse Vlora Çitaku ka në posedim një pasaport të republikës së Serbisë. Me 4 shtator 2023 ka kontaktuar me Vlora Çitakun, e cila e ka thënë se lajmi është i rremë. “Sigurisht që kjo është një gënjeshtër”- ka thënë Çitaku në deklaratën e saj për Krypometrin. Në nëntor të 2019, Daçiq dhe Çitaku patën një “përplasje” në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju Jork, pasi ministri i Jashtëm serb tregoi atë që ai tha se ishte çertifikata e lindjes së ambasadores Çitaku, dhe pretendoi se kjo vërtetonte se ajo ishte shtetase e Serbisë. Të dhënat tregojnë që në atëkohë Daçiq kishte përmendur vetëm çertifikatën e lindjes së Çitakut por jo edhe pasaportën. Çitaku u përgjigj duke thënë se Serbia kishte hequr shumë dokumente të rëndësishme kur forcat e Beogradit u tërhoqën nga Kosova në fund të luftës në 1999. “Për disa arsye të pakuptueshme, kolegët tanë serbë menduan se ishte një ide e mirë të nxirrnin një kopje të ‘çertifikatës sime të lindjes’ dhe ta paraqisnin atë para Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ndonëse e vlerësoj interesimin e tyre për figurat politike të Kosovës, duhet të them se është skajshmërisht obsesive”- ka shkruar ajo. Qytetarët e Kosovës deri në vitin 1999 ishin regjistruar në regjistrat civil të Jugosllavisë. Në fund të luftës Serbia kishte marrë të gjithë dokumentacionin përfshirë regjistrat civil. Të njëjtit mbahen ende në serbi dhe në bazë të tyre qytetarët që kanë lindur para vitit 1999 kanë çertifikata të lindjes nën ombrellën Jugosllave. Vlora Çitaku është politikane shqiptare, e lindur në Podujevë, në Kosovë para vitit 1990. Prej vitit 2015 deri në mars të vitit 2021, ajo ka shërbyer si ambasadore e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aktualisht Çitaku mban pozitën e nënkryetares në partinë më të madhe opozitare në Kuvendin e Kosovës, PDK.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software