schema:text
| - Fotografia e rreme e Donald Trump dhe Vladimir Putin
Deklarata
Dicka e madhe po vjen
Vlerësimi
Rrenë
Fotografia e ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, nuk është reale. Kjo fotografi është krijuar përmes Inteligjencës Artificiale dhe për herë të parë është publikuar më 09.01.2024. Kjo fotografi ka defekte tek gota që mban në dorë presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
Artikulli
Më 21.07.2024 një profil (arkiva) në Facebook ka publikuar një fotografi në të cilën janë ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe presidentit të Rusisë, Vladimir Putin. Kjo fotografi është shpërndarë me mbishkrimin “Pershkrimi i fotos nga protagonistet e saj: ‘Dicka e madhe po vjen’…”
Në këtë postim nuk është treguar nëse fotografia është reale apo është gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale.
Kjo fotografi është publikuar në kohën kur Donald Trump është konfirmuar si kandidat i Partisë Republikane për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që pritet të mbahen më 05.11.2024. E një nga temat në debatin e parë në mes të Donald Trump dhe presidentit Joe Biden ishte qasja e presidentit të ri ndaj luftës në Ukrainë dhe Rusisë.
Krypometër përmes kërkimeve në ‘Google Lens’ ka gjetur se kjo fotografi është shpërndarë në rrjetin social X gjatë vitit 2024.
Përmes kërkimeve në “Google Fact Check Tools”, Krypometër ka gjetur se e njëjta fotografi është publikuar dhjetëra herë në rrjetet sociale dhe në faqe të ndryshme të internetit.
Verifikuesit e fakteve “dpa-factchecking.com” e kanë vlerësuar këtë fotografi si të gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale. Ata kanë thënë se fotografia është publikuar në Instagram më 09.01.2024 më faqen “nftplug”.
Kurse një llogari në ‘Redmi’ e ka publikuar këtë set të fotografive më 09.01.2024 në ora 18:14h, duke e bërë të qartë që të njëjtat janë gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale, përkatësisht përmes ‘Midjourney’.
Njëjtë e ka vlerësuar edhe verifikuesi tjetër i fakteve, Corretive.org. Sipas tyre fotografia ka një defekt, pasi gota që mban në dorë Vladimir Putin ka dy pjesë të fundme.
Krypometër ka kërkuar në internet nëse ish-presidenti Donald Trump ka mbajtur ndonjë takim gjatë këtij viti me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, mirëpo takimi i fundit që raportohet në mediat ndërkombëtare ishte mbajtur në vitin 2019, në Japoni.
Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të mbahen më 05.11.2024. Kandidat për president të SHBA-së nga Partia Republikane është ish-presidenti Donald Trump. Presidenti aktual i SHBA-së, Joe Biden nga Partia e Demokratëve është tërhequr nga gara për president. Zv.presidentja Kamala Harris ka hyrë në garë për t’u nomoniuar si kandidate e Partisë Demokratike për presidente të SHBA-së.
|