About: http://data.cimple.eu/claim-review/cf8cacb9fb33e64dcf528a310baf80622f4e7e215e0f28df75b0a0ef     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Raportimi se Turqia solli tanke në Kosovë Deklarata Turqia i bën donacion artileri të rëndë Kosovës duke e furnizuar me 5 ObusTanke M52T të modernizuar Vlerësimi Rrenë Postimi “Turqia i bën donacion artileri të rëndë Kosovës duke e furnizuar me 5 ObusTanke M52T të modernizuar” është i rremë. Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se Kosova nuk ka pranuar donacion automjete Vuran, si raportohet në këtë postim. Edhe Zyra e Presidentes së Kosovës, në një përgjigje për Krypometër, kanë thënë se lajmi është i rremë. Kosova, në korrik 2023, kishte blerë dronë të llojit Bajraktar nga Turqia. Artikulli Më 22.03.2024 faqja në Facebook ‘Portali Alt’ (arkiva) ka publikuar një fotografi të disa tankeve dhe të presidentes së Kosovës Vjosa Osmani e homologut të saj turk Recep Taip Erdogan më mbishkrim: “Turqia i bën donacion artileri të rëndë Kosovës duke e furnizuar me 5 ObusTanke M52T të modernizuar”. Tutje, në këtë postim është theksuar se “nga muaji Maj do të nisen për Kosovë si donacion nga shteti mik Turqia, vendimi u nënshkrua nga Presidentët e dy shteteve për bashkëpunim miqësor ku Kosova do të blej edhe disa dronë turk Bayraktar TB-2”, duke potencuar se i janë referuar mediave turke. Postimi ka marrë mbi 400 reagime dhe 17 shpërndarje. I njëjti lajm me po këtë përshkrim dhe ilustrim është shpërndarë edhe në faqen KosovaLajm.net (arkiva). Krypometër, fillimisht në faqen e Presidencës së Kosovës, ka gjetur komunikatën e lëshuar me rastin e vizitës së Presidentes, Vjosa Osmani- Sadriu në Turqi dhe aty nuk përmendet nënshkrimi i marrëveshjes për donacion artilerisë së rëndë “5 ObusTanke M52T të modernizuar”. Krypometër ka dërguar pyetje tek Zyra e Presidencës për të konfirmuar vërtetësinë e këtij postimi nga faqja ‘Portali Alt’ (arkiva). “Është lajm tërësisht i pavërtetë”- ka thënë në një përgjigje për Krypometër, këshilltari i Presidentes, Bekim Kupina. Në një prononcim për Krypometër ky lajm është demantuar edhe nga Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. “Jo, ne nuk kemi pranuar donacion automjetet Vuran me mortajë 120mm”- ka deklaruar Maqedonci. Në korrik të 2023 kryeministri i Kosovës Albin Kurti kishte njoftuar se kanë blerë dronë të llojit Bajraktar nga Turqia. Turqia ka edhe trupa ushtarake në Kosovë në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s (KFOR).
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software