About: http://data.cimple.eu/claim-review/cfa60d7a70b485ad43dcc69dbebedd710e206b17699952e9709a3fa7     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Pretendimi i pabazuar për shërim të osteoporozës Deklarata Osteoporoza, receta për ta shëruar Vlerësimi Me kos Titulli i artikulli ‘Osteoporoza, receta për ta shëruar’ nuk është i bazuar në fakte. Në brendi të artikullit është dhënë një recetë që pretendohet se e shëron sëmundjen e osteoporozës, pa treguar nëse e njëjta ka bazë shkencore. Agron Mahmuti theksoi se receta që është prezantuar si ilaç i Osteoporozës nuk ka bazë shkencore dhe se osteoporoza mjekohet me barëra sipas protokollit. Artikulli Më 21.03.2024, faqja në Facebook ‘Kosova Sot’,(arkiva) ka publikuar një artikull me titull, ‘Osteoporoza, receta për ta shëruar’. I njëjti artikull është publikuar edhe në ueb faqen ‘kosova-sot.info’(arkiva). Artikulli pretendon se ‘duke bluar farat e koprës, atëherë arrihet rezultat i hatashëm te dëmtimi i indeve’. Po ashtu aty janë edhe disa këshilla e receta se si shërohet osteoporoza, sëmundja e kockave. Për ta verifikuar këtë pretendim, Krypometri ka kontaktuar me dy ortopedë, Agron Mahmuti dhe Amir Veselin. Agron Mahmuti, për Krypometër, ka thënë se pacientët që vuajnë nga kjo sëmundje duhet të konsultohen më specialistët, pasi trajtimi i hershëm i saj është i domosdoshëm. Mahmuti ka thënë se recet që është prezantuar si ilaç i Osteoporozës nuk ka bazë shkencore. “Kjo është recetë popullore por asesi nuk ka bazë shkencore. Osteoporozën e mjekojmë me barëra sipas protokollit”- tha për Krypometër Amir Veseli. Ortopedi Amir Veseli ka thënë se kjo sëmundje trajtohet bazuar në protokolet shëndetësore që kanë bazë shkencore. “Kjo recetë mund të jetë e bazuar në mjekësi alternative, pra popullore”- ka thënë ortopedi Agron Mahmuti. Dr. Sylejman Rexhepi, në një shkrim autorial të publikuar në vitin 2014 në Telegrafi.com kishte dhënë shpjegime për diagnostifikimin e osteoporozës, si dhe kishte treguar metodat e trajtimit të saj. Sipas tij, Osteoporoza është sëmundje metabolike e kockave, që shoqërohet me humbje progresive të masës kockore, çrregullim të mikroarkitekturës kockore, rritjen e fragjilitetit dhe mundësinë e frakturave spontane. “Osteoporoza është sëmundje e moshës së shtyrë. Është e rëndësishme për shkak të kostos së lartë të shpenzimeve të mjekimit dhe prevalencës së lartë të thyerjeve, të lidhura me lëndimet për shkak të dobësimit të reflekseve, pengesave në të pamurit, koordinimit të dobët të lëvizjeve dhe sëmundjeve neurologjike”- kishte shkruar Rexhepi në shkrimin e tij autorial.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software