About: http://data.cimple.eu/claim-review/cfb7e354727abe9b87d665659c6b6927bc14876eb9ed5529a692846d     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Titulli çorientues për deklaratën e Kurtit Deklarata Kurti paralajmëron deputetët e tij: Nëse s’ punoni mirë, atëherë s’do të jeni në listat e ardhshme Vlerësimi Me kos Kryeministri i Kosovës dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti nuk ka bërë së fundmi ndonjë deklarim sa i përket përformancës së deputetëve të kësaj partie, siç aludohet në lajmin e shpërndarë me 23 nëntor 2022. Kurti kishte folur për rëndësinë e përformancës së deputetëve të kësaj partie në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm që është mbajtur me 28 gusht 2022. Artikulli Më 28 gusht 2022, faqja e internetit gazetaylli ka publikuar një artikull me titull: “Kurti paralajmëron deputetët e tij: Nëse s’ punoni mirë, atëherë s’do të jeni në listat e ardhshme”. I njëjti tekst, më 23 nëntor 2022 është shpërndarë në disa faqe në facebook si: Exclusive Albania Today, Kronika Sot, Shqipet, Receta Gatimi dhe Info Ditore. Titulli i këtij lajmi, në mënyrën se si është shkruar lë të nënkuptojë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti iu është drejtuar deputetëve me këtë deklaratë së fundi edhe pse artikulli është shkruar më 28 gusht 2022. Kurti në mbledhjen e 48-të të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, që është mbajtur me 28 gusht 2022, ka thënë se të gjithë deputetët kanë punuar mirë duke shtuar se nëse nuk përkushtohen, nuk do të jenë pjesë e listës për deputetë. “Të gjithë deputetët kanë punuar mirë, dhe unë ju falënderoj përjetë e ju jam mirënjohës përditë për këtë gjë, por e keni mundësinë të shkëlqeni. Mirë nuk është shkëlqyeshëm. Midis jush mund të ketë edhe ministra e zëvendësministra të ardhshëm, e njerëz që udhëheqin projekte e procese sot, në të ardhmen, e ndoshta edhe një ditë kur unë nuk jam kryeministër, por nëse nuk përkushtoheni tash dhe këtu, në maksimum për programin e Lëvizjes, nëse nuk tregoni modesti e vetëpërmbajtje në jetën e përditshme dhe kudo ku jeni e tërë kohën, nëse nuk e ndihmoni qeverinë, gjasat janë që edhe në mesin e deputetëve që kemi sot do të ketë nga ata të cilët nuk do të jenë në lista herën e ardhshme”- kishte deklaruar Kurti.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software