schema:text
| - Titulli i rremë për reagimet e amerikanëve për fjalimin e Albin Kurtit në Parlamentin Evropian
Deklarata
Fjalimi historik i Albin Kurtit qe dridhi Parlamentin Evropian. Reagimi i Amerikaneve po i habit te gjithe
Vlerësimi
Rrenë
Titulli i këtij artikulli: “Fjalimi historik i Albin Kurtit qe dridhi Parlamentin Evropian. Reagimi i Amerikaneve po i habit te gjithe”, është i rremë. Në titullin e shpërndarë, pëmendet edhe reagimi i amerikanëve lidhur me fjalimin, por në artikull nuk është cituar asnjë përfaqësues i Departamentit Amerikan të Shtetit rreth këtij fjalimi apo ndonjë përfaqësues i SHBA-ve. Kryeministri Kurti nuk ka mbajtuar fjalim në Parlamentin Evropian por në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian.
Artikulli i shpërndarë nëpër këto faqe nuk është aktual, pasi i njëjti figuron në internet që nga 30 prilli i vitit 2021, pra kemi të bëjmë me një lajm të vjetër.
Artikulli
Më 21 dhe 22 gusht portalet si Aktiviteti Sot, Shqip Lajme publikuan një artikull me titull: “Fjalimi historik i Albin Kurtit qe dridhi Parlamentin Evropian. Reagimi i Amerikaneve po i habit te gjithe”.
Me të njëjtin titull është shpërndarë në periudha të ndryshme në faqet në Facebook si: Mitorvica.Tuneli, ShqipPress, hitshqipvideo, EstradaShqiptare, Lexosot.
Titulli është i rremë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka mbajtur fjalim në Parlamentin Evropian, por në Komitetin për Punë të Jashme të Parlamentit Evropian.
Përveç kësaj, fjalimi i Kurtit është mbajtur më 30 prill të vitit 2021, e jo në gusht të vitit 2022 si është shpërndarë në disa portale. Pra, kemi të bëjmë me një informacion të vjetër.
Në titullin e shpërndarë, pëmendet edhe reagimi i amerikanëve lidhur me fjalimin, por në artikull nuk është cituar asnjë përfaqësues i Departamentit Amerikan të Shtetit rreth këtij fjalimi, apo ndonjë përfaqësues i SHBA-ve.
Për më tepër, në bazë të të dhënave në internet, nuk ka raportime apo qëndrime nga ana e SHBA-së lidhur me fjalimin e Kurtit në këtë komitet të Parlamentit Evropian.
Kryeministri Albin Kurti, nuk ka mbajtur fjalim në Parlamentin Evropian, por në Komitetin për Punë të Jashme të Parlamentit Evropian.
|