Ripublikimi i vendimit për njohjen e patentë-shoferëve të Kosovës dhe Shqipërisë nga Gjermania
Deklarata
Hyn në fuqi vendimi, nga sot Gjermania njeh patentat e Shqipërisë dhe të Kosovës
Vlerësimi
Me kos
Titulli i artikullit “Hyn në fuqi vendimi, nga sot Gjermania njeh patentat e Shqipërisë dhe të Kosovës” nuk është i saktë. Në fillim të muajit tetor nuk është marrë ndonjë vendim i ri nga Këshilli Federal i Gjermanisë. Vendimi për njohjen e patentë shoferëve të qytetarëve nga Shqipëria dhe Kosova nga Gjermania është marrë më 11 shkurt dhe jo më 2 tetor 2022.
Artikulli
Në faqen e internetit “seedof.com”, më 2 tetor 2022, është publikuar artikulli me titull “Hyn në fuqi vendimi, nga sot Gjermania njeh patentat e Shqipërisë dhe të Kosovës”.
Brenda tekstit citohet që një vendim i tillë ka hyrë në fuqi ‘sot’ pra më 2 tetor 2022.
I njëjti artikull, më 12 tetor 2022, është shpërndarë në Facebook në disa faqe si: “Shqip Media” dhe “Lajme Ekskluzive”.
Një informatë e tillë është e pa saktë, sepse vendimit të shtetit të Gjermanisë për njohjen e patent-shoferëve të qytetarëve nga Kosova dhe Shqipëria ka hyrë në fuqi më 11 shkurt të 2022.
Ri-publikimi i këtij lajmi mund t’i hutojë qytetarët dhe të sjellë mëdyshje nëse një vendim i tillë është marrë më herët apo jo.
Ambasada e Kosovës në Gjermani kishte njoftuar më 11 shkurt 2022 se Këshilli Federal i Gjermanisë. ka votuar me shumicë votash për nënshkrimin e marrëveshjes së njohjes së patent- shoferëve të Republikës së Kosovës.
Ambasada e ka cilësuar këtë vendim si dhuratë të Gjermanisë për Kosovën në prag të shënimit të përvjetorit të pavarësisë.