About: http://data.cimple.eu/claim-review/d664e4f00f70da45a6b3e507bda7ac3f183b654643d948ca9f504dd0     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Ilustrim Pretendimi se limoni e mjalti mbajnë larg gripin Deklarata Japin Ilacin Qe Po Dridhe Boten” Vlerësimi Rrenë Publikimi me titull “Mjeket Kroat Japin Ilacin Qe Po Dridhe Boten” është i rremë. Krypometër ka verifikaur me burime mjekësore se ky informacion nuk përmbanë të dhëna që dokumentojnë se bota apo profesionistët shëndetësorë janë dridhur nga ky informacion. Për më shumë, mjeku i cituar ne fotografi, në intervistën e dhënë më 08.02.2021 flet për në lidhje me vakcinimin për virusin Korona, e jo për grip, limon apo mjaltë. Artikulli Më 15 nëntor faqja e facebook-ut, ‘Shqiperia’, (arkiva) ka publikuar një artikull me titull, “Mjeket Kroat Japin Ilacin Qe Po Dridhe Boten ! Gripi Nuk Do Ju Kap, Vetem Limonin Do E…”. I njëjti artikull është shpërndarë edhe nga ueb faqja csnews24.com më datë 01 gusht 2023. Artikulli rekomandon një recetë me limona, e cila “mban larg gripin”. Për të verifikuar nëse ky lajm ka dridhur botën, përfshirë këtu botën e profesionistëve mjekësor, Krypometër ka kontaktuar me mjeken e përgjithshme të mjekësisë familjare, Akile Rexha. Në një përgjigje për Krypometër ajo ka thënë se nuk i përshkruan këto receta dhe ky as nuk është ndonjë lajm që ka dridhur botën e as komunitetin e mjekëve . “Shpesh rekomandojmë çajëra, paracetamol, dmth përshkruajmë medikamente, jo këso edhe po më duket absurde kjo”- ka thënë Rexha për Krypometër. Për të verifikuar nëse kjo kurë përdoret për kurimin e sëmundjes, Krypometër ka kontaktuar edhe Shpëtim Thaçi, pulmolog në klinikën e Pulmologjisë në QKUK. Ai ka thënë për Krypometër se kjo recetë nuk është diçka që mund të thuash se po e përdore, s’ka më grip. “Për që se dridhë botën tani po të them, këto janë çështje të përdorimit të ushqimeve gjegjësisht çajërave të ndryshëm me përbërje të vitaminës C dhe përbërësve tjerë që dinë me ndiku mirë në kuptimin e lehtësimit të ndonjë simptomi të lehtë, por asesi me pretendu me vendosë si diçka që po e more s’ka ma infeksion viral në këtë rast gripi”- thuhet në përgjigjen e Thaçit të datës 20/11/23. Krypometri ka verifikuar edhe fotografinë e publikuar në këtë artikull në të cilën pretendohet se është e një mjeku kroat. Emri i tij është Damir Biloglav, është mjek në Zarë të Kroacisë. Fotografia e cila është përdorur si ilustrim i këtij postimi, në të vërtetë është marrë nga një intervistë e Dr. Biloglav e dhënë më 08.02.2021 e në të cilën flet rreth vakcinimit për virusin Korona dhe nuk ka të bëjë asgjë me grip, limon apo mjaltë.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software