About: http://data.cimple.eu/claim-review/d7de231a6d144cf6091ffbe06ad8013d91bd083a22dc081634f19e91     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Mashtrimi për lojë shpërblyese duke përdorur imazhin e Rita Orës Deklarata Unë do të dhuroj 50,000 dollarë në para për 700 personat që marrin me mend numrin në foto! Dhe është e vërtetë Vlerësimi Rrenë e kryptë Në një video në të cilën flet këngëtarja Rita Ora e publikuar me përshkrimin: “Unë do të dhuroj 50,000 dollarë në para për 700 personat që marrin me mend numrin në foto! Dhe është e vërtetë” është e rreme. Këngëtarja Ora në këtë lidhje flet për lansimin e një kënge “Girls” dhe fillimin e një turneu botëror. Videoja e këngëtares Rita Ora, nuk është aktuale dhe nuk ndërlidhet me asnjë lojë shpërblyese. Artikulli Më 5 prill 2023, në faqen e facebook-ut “RITAAA_OURAAA” është publikuar një video në të cilën shihet këngëtarja nga Kosova me famë botërore, Rita Ora, me mbishkrimin “Unë do të dhuroj 50,000 dollarë në para për 700 personat që marrin me mend numrin në foto! Dhe është e vërtetë”. Kjo video e gjatë 5 orë e 35 minuta është ndarë në dy kuadra: në njërën anë shihet këngëtarja e cila flet për lansimin e një kënge “Girls” dhe fillimin e një turneu botëror. Ndërsa në tjetrën anë janë paraqitur disa numra. Videoja e këngëtares Rita Ora, nuk është aktuale dhe nuk ndërlidhet me asnjë lojë shpërblyese. Rita Ora, në maj të vitit 2018, kishte bërë një lidhje direkte në rrjetin social instagram, në të cilën komentonte mesazhin që dëshironte të përcillte përmes këngës “Girls” si dhe ka ndarë informacione në lidhje fillimin e turneut botëror. Në video lidhje këngëtarja gjithashtu kishte bërë bashkëbisedim edhe me fansat teksa u përgjigjej komentuesve që shkruanin dhe i shtronin pyetje. Në videon e publikuar nga faqja e facebook-ut RITAAA_OURAAA, këngëtarja me famë botërore nuk flet fare për lojë shpërblyese e as për dhurimin e 50 mijë dollarëve, si pretendon faqja. Madje, faqja nuk i përket artistes pasi nuk është e verifikuar dhe e njëjta është hapur më 4 prill 2023, kur edhe ka publikuar fotografinë e parë.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software