schema:text
| - Receta e rreme për përmirësim të shikimit
Deklarata
Mjeket e mbajne sekret, ja si te Permirsoni shikimin dhe te kuroni keto semundje vetem me aloe vera
Vlerësimi
Me kos
Titulli “Mjeket e mbajne sekret, ja si te Permirsoni shikimin dhe te kuroni keto semundje vetem me aloe vera” është i rremë. Mjekët nuk janë duke e mbajtur sekret një recetë që përmirëson shikimin dhe shëron edhe disa sëmundje të tjera. Nuk ka asnjë punim shkencor apo mjek që e mbështet konstatimin e bërë në titull se një recetë e caktuar mund të përmirësojë shikimin te njerëzit.
Artikulli
Më 10 prill 2023 faqja e Facebook-ut “E Dua Femijen Tim” ka shpërndarë një video me titull: “Mjeket e mbajne sekret, ja si te Permirsoni shikimin dhe te kuroni keto semundje vetem me aloe vera”.
Linkun e kësaj video e ka shpërndarë edhe faqja në Facebook “Thenie Per Jeten”, e cila po ashtu këtë artikull e ka postuar edhe në faqen e saj në “YouTube”.
Artikulli në formë të shkrimit është shpërndarë edhe nga faqet në Facebook, si: “Lajme Ditore”, “Gjithçka Interesante”, “Shqiperia”, “Lajme Online”, “Edukimi dhe Shëndeti”, “Gazeta Shqip”, “Intuita”, “Kuriozitete & Enigma”, “Ndegjo Kuran – Shqip”, “Kanal Press”.
Në artikull nuk është cituar asnjë mjek i syve apo punim shkencor që e mbështetë konstatimin e bërë në titull se një recetë e caktuar mund të përmirësojë shikimin.
Përveç kësaj, në artikull nuk është ofruar asnjë dëshmi se kjo recetë është duke u mbajtur sekret nga mjekët.
|