About: http://data.cimple.eu/claim-review/dbf22cc29380df6f5723232ebc9df5def91ada0da54efb3c14ef0cda     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Informacioni i pasaktë për incidentin në “Sunny Hill” Vlerësimi Me kos Artikulli i publikuar më 8 gusht 2022 në përmbajtjen e tij ka të dhëna të pasakta. Verifikimi ka konstatuar se në incident nuk janë arrestuar 10 persona siç raportohet në këtë lajm. Poashtu të dhënat tregojnë që raportuesit nuk kanë tentuar të marrin përgjigje të saktë nga institucioni kompetent. Artikulli Në faqen e internetit “Mitropol” më 8 gusht 2022 është publikuar një lajm me titullin “EKSKLUZIVE: Rrahje masive në “Sunny Hill” arrestohen 10 persona”. E njëjta përmbajtje e tekstit të “Mitropol” u publikua edhe në disa faqe të tjera si “GazetaDemos” , “StopOnline”, “Veriu.info”, të cilat kanë më shumë se 352 mijë ndjekës në rrjetin social Facebook. I gjithë lajmi bazohet në informacione apo burime brenda Policisë së Kosovës se në natën e fundit të festivalit “Sunny Hill” pati një rrahje masive ndërsa policia ishte vënë në aksion dhe kishte arrestuar 10 persona në lidhje me këtë ngjarje. Krypometri ka kontrolluar raportet policore të dy ditëve të fundit dhe ka konstatuar se nuk ka pasur arrestim të 10 personave për një ngjarje. Të dhënat e siguruara tregojnë për një incident më të vogël ku janë arrestuar 5 persona. Informacioni është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës. “Pesë persona janë perfshirë në rrahje pas perfundimit të Festivalit. Të njëjtit janë shoqëruar në Stacion Policor dhe në konsultim me Prokurorin e Shtetit, u janë shqiptuar fletëparaqitje për Gjykatë”- ka thënë Flora Ahmeti, zyrtare për media në Policinë e Kosovës. Gjatë raportimeve të tyre gazetarët duhet të kujdesen që të raportojnë të dhëna të sakta dhe të njëjtat t’i verifikojnë para publikimit.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software