About: http://data.cimple.eu/claim-review/dfe2a58cae9655ab8ded6529ece08fdf835d668c742c4e0da764c7d8     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Promovimi i një ilaçi përmes fakteve të rreme Deklarata Mësoni të dalloni realitetin nga trillimi dhe më pas kuroni diabetin! Vlerësimi Rrenë e kryptë Artikulli me titull “Mësoni të dalloni realitetin nga trillimi dhe më pas kuroni diabetin!” është i rremë. Në këtë artikull janë bërë shumë konstatime për mënyrën e trajtimit dhe shërbimit të diabetit, e për këtë i janë referuar personit të quajtur Driton Shabani, kinse me specializim në endokrinologji, i cili është person fiktiv. Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK) ka thënë se në Kosovë nuk ka endrokinolog me emër të tillë. Në Kosovë nuk ka institucion publik që quhet “Instituti i Endokrinologjisë së Kosovës”, të cilit i janë referuar në këtë artikull. Në tekst janë përdorë 2 fotografi të rreme. Artikulli Më 28 tetor 2022, faqja e internetit “Gazeta Mjekësore”, ka publikuar një artikull me titullin “Mësoni të dalloni realitetin nga trillimi dhe më pas kuroni diabetin!”. Artikulli është shpërndarë edhe në Facebook. Në këtë artikull janë bërë shumë konstatime për mënyrën e trajtimit dhe shërbimit të diabetit, e për këtë i janë referuar personit me emër Driton Shabani, kinse me specializim në endokrinologji. Por, Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK) ka thënë se në Kosovë nuk ka endrokinolog me emër të tillë. “Mjeku Driton Shabani me specializim endokrinolog nuk figuron si anëtar i Odës së Mjekëve te Kosovës.” – thuhet në përgjigjen e OMK. Artikulli, duke e cituar këtë mjek fiktiv, thotë se kjo sëmundje mund të shërohet nëse përdoret “ilaçi” “DiaTea”, i cili pretendohet të jetë zhvilluar në vitin 2015 nga Instituti i Endokrinologjisë së Kosovës. Por, një institut i tillë nuk ekziston në Kosovë. Personi në fotografinë e parë, i cili pretendohet të jetë doktori Driton Shabani, është e rreme. Personi në foto është doktori turk Kaan Kirali, i cili është kreu i Kirurgjisë Kardiovaskulare në Spitalin e Arsimit dhe Kërkimit të Specializimit të Lartë “Koşuyolu” në Turqi. E rreme është edhe fotografia në të cilën pretendohet të jetë qytetarja Ajshe Kastrati, kinse paciente e cila ka shëruar diabetin duke përdorur këtë medikament. Personi në fotografi është publikuar në internet shumë kohë më parë nga media të ndryshme botërore, pra nuk është Ajshe Kastrati.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software