About: http://data.cimple.eu/claim-review/e22aae0034faa7bd8e474020935b9a7433ec414a49ae2c51b4688d08     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Pretendimi i rremë se një produkt mund të kthejë dëgjimin Deklarata Në katër javë do të regjistroni tinguj që nuk i keni dëgjuar për një kohë të gjatë – efektivitet i provuar ne ekzaminime klinike. 97% ndihmon në rikthimin e dëgjimit. Aparati i dëgjimit ëshhtë një gjë e së kaluarës. Lexoni për zgjidhjen në përshkrim Vlerësimi Rrenë Postimi “Në katër javë do të regjistroni tinguj që nuk i keni dëgjuar për një kohë të gjatë – efektivitet i provuar ne ekzaminime klinike. 97% ndihmon në rikthimin e dëgjimit. Aparati i dëgjimit ëshhtë një gjë e së kaluarës. Lexoni për zgjidhjen në përshkrim”- është i rremë. Në këtë postim janë dhënë përfundime për kthim të dëgjimit, të cilat nuk janë mbështetur me asnjë fakt shkencor, por duke e rekomanduar një produkt për të cilin nuk është treguar se kush e prodhon. Drejtori i Klinikës së ORL-së në kuadër të QKUK-së, Arsim Behramaj ka thënë se produkte të tilla mashtruese nuk përshkruhen nga mjekët e këtij spitali. Ai ka thënë se ka kërkuar nga Oda e Mjekëve që t’i denoncojë këto mashtrime në prokurori. Prof. Dr. Suela Sallavaci mjeke ORL, Spitali Francez, QSUNT shkruan se gjëja më e rëndësishme në trajtimin e çdo forme të uljes së dëgjimit është diagnoza sa më e hershme dhe ndjekja nga specialistët. Artikulli Më 28.08.2024 faqja në Facebook ‘Professor Moshe Pappa’ (arkiva) ka publikuar një artikull rreth rikthimit të dëgjimit. “Në katër javë do të regjistroni tinguj që nuk i keni dëgjuar për një kohë të gjatë – efektivitet i provuar ne ekzaminime klinike”- është titulli i këtij shkrimi. “97% ndihmon në rikthimin e dëgjimit. Aparati i dëgjimit është një gjë e së kaluarës. Lexoni për zgjidhjen në përshkrim”- shkruan në këtë artikull. Faqja në Facebook ‘Professor Moshe Pappa’ (arkiva) që e ka publikuar këtë njoftim menaxhohet nga katër llogari të hapura në Ukrainë dhe e njëjta nuk ka ndonjë postim tjetër në gjuhën shqipe. Kur klikon mbi këtë artikull të dërgon tek ueb faqja xk.hedty.com(arkiva), në të cilën promovohet vetëm produkti i quajtur ‘U Caps’, i cili thuhet se kthen dëgjimin. Në këtë faqe nuk ka asnjë përshkrim të këtij produkti, nuk ka të dhëna kush e prodhon apo nga cili institucion është i certifikuar. Krypometri ka kërkuar edhe tek lista e barnave që kanë autorizim marketingu në Kosovë nëse i njëjti është i lejuar për t`u shitur dhe tregtuar në Kosovë. Pas kërkimeve në faqen e Agjencisë për produkte dhe pajisje medicinale në Kosovë rezulton se produkti U Caps nuk është në listën e barërave me autorizim marketingu. Neni 16 i Ligjit për Produkte dhe Pajisje Medicinale thotë se “produkti medicinal mund të plasohet në Republikën e Kosovës vetëm pas marrjes së Autorizimit për Marketing nga Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale”. Po ashtu Krypometri ka kontaktuar me drejtorin e ORL-së, Arsim Behramaj për të verifikuar nëse rekomandon një ilaç të tillë për pacientët. Në përgjigjen e Behramajt thuhet se nuk e ka rekomanduar asnjëherë këtë produkt dhe se ky është mashtrim. ”I kam shkruar Odës së Mjekëve për t’i denoncuar këto mashtrime në prokurori”- thuhet në përgjigjen e Behramajt. Specialisti i farmacisë klinike Astrit Haxhijaha ka thënë për Krypometër se është hera e parë që po sheh kapsulla të tilla. “Ky supliment nuk e bën kthimin e dëgjimit. Përcaktimin e terapisë për vesh e bën mjeku i ORL-së apo Specialist-otorinolaringolog. Unë si farmacist hera e parë po shoh kapsula të tilla. Ju rekomandoj që për këso probleme t’i drejtoheni mjekut kompetent ose fillimisht të këshilloheni me farmacistin në barnatore”- ka Haxhijaha. Krypometër ka gjetur një shkrim të publikuar në faqen zyrtare të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” me titull “Humbja e dëgjimit: simptomat, shkaqet dhe trajtimi” i shkruar nga Prof. Dr. Suela Sallavaci mjeke ORL, Spitali Francez, QSUNT. Në këtë shkrim Sallavaci ka shpjeguar shkaqet që çojnë në humbje të dëgjimit dhe kompleksitetin e trajtimit të këtij problemi shendetësor. Ajo shkruan se tek të rriturit mund të hasen të gjitha format e uljes së dëgjimit por më të rëndësishmet janë format sensorineurale. “Këto patologji mund të kenë shkaqe të ndryshme. Tre janë patologjitë më të shpeshta që hasim: Patologjitë që vijnë si pasojë e rritjes dhe ndryshimit të moshës (Presbiacusia). Patologjitë ku ulja progresive e dëgjimit i detyrohet ekspozimit për kohë të gjatë ndaj tingujve me intesitet të lartë. Shurdhësia e menjëhershme mund të shfaqet papritur te një person i cili nuk ka pasur më parë humbje dëgjimi”- ka shkruar ajo duke dhënë shpjegime për secilën prej këtyre patologjive të cilat mund t’i lexoni duke klikuar këtu. Si trajtohet humbja e dëgjimit? Prof. Dr. Suela Sallavaci mjeke ORL, Spitali Francez, QSUNT shkruan se gjëja më e rëndësishme në trajtimin e çdo forme të uljes së dëgjimit është diagnoza sa më e hershme dhe ndjekja nga specialistët. “Ulja e dëgjimit e tipit transmetues korrigjohet pas trajtimit të duhur të patologjive të veshit të mesëm dhe të jashtëm (me medikamente dhe ndërhyrje kirurgjikale)”- ka shkruar ajo. Trajtimi i uljeve të dëgjimit të menjëhershme, sipas saj, përfshijnë vazodilatatoret, steroidet, dhe antihistaminikët, por nuk është përcaktuar përfundimisht se cilat medikamente janë më efikase. “Një nga trajtimet më efektive ngelet pushimi dhe largimi i stresit. Në rast se pacienti paraqitet brenda 48- 72 orëve pas humbjes së dëgjimit duhet këshilluar regjimi shtrirë madje edhe hospitalizim dhe sedacion”- ka shkruar ajo. Ndërsa, në trajtimin e uljeve të dëgjimit sensorineurale, sipas saj, duhet përdorur protezimi akustik (aparatet e dëgjimit që bëjnë amplifikimin e tingujve dhe transmetimin e tyre drejt veshit të brendshëm). “Implantimi koklear (është pajisje e cila transformon valët e tingullit në impuls elektrik duke stimuluar drejtpërdrejtë nervin statoakustikus nëpërmjet elektrodave të vendosura në kokle)”- ka shkruar ajo.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software