About: http://data.cimple.eu/claim-review/e6a20b23d8f057c7b2f0160c32ec579abe740c4be4893926bf027e57     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Dieta e rreme për shërim të sëmundjeve të zemrës Deklarata Zemra juaj do të funksionojë si ora nëse ndaloni së ngrëni këto ushqime Vlerësimi Rrenë e kryptë Postimi i artikullit me titullin “Mosha – nuk është pengesë për jetën! Akademiku 109-vjeçar ndau sekretin e jetëgjatësisë dhe shëndetit të shkëlqyeshëm” dhe me përshkrimin “Zemra juaj do të funksionojë si ora nëse ndaloni së ngrëni këto ushqime.” është rrenë. Në artikull nuk ofrohet asnjë dietë që bën që të shërohen sëmundjet e zemrës. Në këtë artikull janë përdorë emra fiktivë të mjekëve për të dhënë këshilla të rreme. Ky doktor është fiktiv dhe fotografia e publikuar kinse e tij, është e Warren Buffett, një biznesmeni amerikan. Drejtori i Kirurgjisë Vaskulare në QKUK, Hajriz Rudari për KALLXO.com tha se këto konstatime të artikullit nuk janë të vërteta dhe janë vetëm reklamë. Artikulli Më 16 shkurt 2023, faqja e Facebook-ut, “Serious things” ka publikuar artikullin me titullin “Mosha -nuk është pengesë për jetën! Akademiku 109-vjeçar ndau sekretin e jetëgjatësisë dhe shëndetit të shkëlqyeshëm”. I njëjti artikull është shpërndarë në Facebook me përshkrimin “Zemra juaj do të funksionojë si ora nëse ndaloni së ngrëni këto ushqime”. Në fotografinë e postimit janë dhënë edhe deklarata si “Ndiqni tri rregulla bazë dhe do të harroni presionin e lartë” dhe “Mundni sëmundjet e zemrës dhe rivendosni jetën tuaj të vjetër pa kufi”. Mirëpo, artikulli flet për diçka tjetër dhe nuk lidhet me këto përshkrime. Në artikull nuk flitet as për ushqime që nuk duhen konsumuar e as për rregulla bazë që duhen ndjekur. Artikulli tregon se si një kardiolog sovjetik rus, i quajtur Arben Memolla ka mbërri moshën 109 vjeçare dhe sekreti i jetëgjatësisë së tij është përdorimi i çajit “HyperTea”, i cili rrejshëm pretendohet se bën pastrimin e venave. Ky çaj thuhet se është ilaç dhe është krijuar nga Instituti i Kërkimeve të Kardiologjisë në Tiranë, i cili nuk ekziston fare. Ky doktor është fiktiv dhe një kardiolog i tillë nuk figuron askund në internet. Fotografia e përdorur në këtë publikim është në fakt e një biznesmeni amerikan, të quajtur Warren Buffett. Drejtori i Kirurgjisë Vaskulare në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Hajriz Rudari tha se këto konstatime nuk janë të vërteta, por vetëm reklama. “E tërë kjo është vetëm reklamë dhe aspak e vërtetë”– tha Rudari për KALLXO.com Ai shtoi se artikuj të tillë të rremë ka edhe për sëmundje të tjera si kanceri, gangrena e të tjera. Në fund të artikullit është mundësia e porositjes së këtij çaji dhe shkruan se është në zbritje nga 78 në 39 euro.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software