About: http://data.cimple.eu/claim-review/e84f9a9a4ac31a15ec01d16f4cf4f2bcbfb8970e57621d75ee339756     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Fotografia e fabrikuar e Mimoza Kusari-Lila Deklarata Krejt dhe Drejt” dhe “Zdravo” (përshëndetje) Vlerësimi Rrenë Fotografia në të cilën shihen nën-kryetari i parisë Lista Serbe, Milan Radojiçiq dhe kryetarja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila është e fabrikuar. Në fotografinë reale është kryetari i partisë Lista Serbe, Goran Rakiq dhe nënkryetari i saj, Millan Radojiçiq. Edhe Kusari Lila për Krypometrin e ka mohuar të ketë një fotografi të ngjashme me Radojiçiqin. Artikulli Faqja e Facebook-ut “Kanada Hunter” ka publikuar një fotografi në të cilën pretendon se është shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe Millan Radojiçiq, i dyshuar për rastin e vrasjes së ish-politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq. Fotografia përmban mbishkrimin e motos së LVV-së “Krejt dhe Drejt” dhe “Zdravo” (përshëndetje). Fotografia e publikuar është e fabrikuar, pasi në fotografinë reale nuk është Kusari Lila. Në fotografinë reale është kryetari i partisë Lista Serbe, Goran Rakiq dhe nënkryetari i saj, Millan Radojiçiq. KALLXO.com ka kontaktuar edhe me deputeten Kusari-Lila, e cila ka thënë se fotografia është e rreme, pasi ajo nuk ka realizuar fotografi me Radojiçiqin. “Përveç që është krejt e rreme, është një foto montazh i dobët, shiqoje dora e majtë e mashkullit, e djathta e femrës”- ka thënë Kusari- Lila. Gjatë këtij muaji janë publikuar inçizime në të cilat dëgjohet duke folur shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lilës dhe ish-deputeti i Listës Serbe, Sllavko Simiq. Mimoza Kusari-Lila e ka pranuar në Debat Plus në RTV Dukagjini se në takim me Sllavko Simiqin ka biseduar përmes telefonit edhe me Millan Radojiçiqin. “Nuk ka pasur biseda që shkojnë përtej agjendës së Kuvendit”– ishte shprehur Kusari-Lila. Radojiçiq është në kërkim nga Policia e Kosovës për shkak të dyshimit të përfshirjes së tij në vepra penale. Përveç kësaj, Radojiçiq është në listën e sanksioneve të Departamentit të Thesarit të SHBA-së dhe nga Britania e Madhe.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software