About: http://data.cimple.eu/claim-review/ec281bd903faf7d8d99054140cb21983cf7cb0a17119214503ce2eac     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena se nuk ka shpëtim për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin Deklarata Nuk ka shpëtim për Thaçin dhe Veselin Vlerësimi Rrenë Publikimi se nuk ka shpëtim për Thaçin dhe Veselin është i rremë. Krypometër ka verifikuar me burime zyrtare se vendimi që është marrë është vetëm vendim për masën e arrestit dhe është vendim i apelueshëm. Artikulli Më datë 18 tetor 2023, faqja në Facebook “Suhareka Express” ka shpërndarë një artikull në të cilin është treguar se i është vazhduar masa e paraburgimit nga Gjykata Speciale dy ish- krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. Titulli i artikullit të shpërndarë nga “Suhareka Express” është “Nuk ka shpëtim për Thaçin dhe Veselin: Specialja refuzon lirimin e tyre [Dokument]”. Krypometër ka verifikuar nëse Gjykata Speciale ka konstatuar se për Thaçin dhe Veselin nuk ka shpëtim. Në fillim është verifikuar se për çfarë vendimi bëhet fjalë. Krypometri ka verifikuar se portali ka marrë nga faqja e Gjykatës Speciale dokumentin me të cilin është refuzuar lirimi nga paraburgimi për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. Dokumenti është i publikuar në faqe dhe mbanë numrin e referencës KSC-BC-2020-06. Krypometër ka verifikuar se ky dokument nuk përmbanë një vendim final të gjykatës, por vetëm një vendim procedural për paraburgimin. Krypometri ka kontaktuar edhe me një nga avokatët e ekipit të Thaçit, Dastid Pallaskën. Ai ka konfirmuar se në qështje nuk ka një vendim final dhe se vendimi është i publikuar në ueb faqen e gjykatës. Për të sqaruar nëse vendimi i publikuar është vendim final, Krypometri më datë 25/10/2023 ka kontaktuar edhe me avokatin tjetër, Artan Çerkini. Ai thotë se një përshkrim i tillë është i gabuar pasi nuk ka një vendim final. “Nëse merret në kontekstin juridik, fjala shpëtim në një proces gjyqësor ka të bëjë me një vendim final”- ka thënë Çerkini për Krypometrin. Ai shtoi edhe faktin se palët e përfshira në një çështje penale kanë të drejtën e ankesës edhe në raste të vendimeve të ndryshme që merren nga shkalla e parë e më pas të njëjtat shqyrtohen dhe mund të kenë ndryshime. Gjykata Speciale, për rastin e ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, ka vendosur që Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit t’u vazhdohet masa e paraburgimit. Vendimet për masat e vazhdimit të paraburgimit të Thaçit dhe Veselit janë vendosur nga kryetari i panelit gjyqësor, Charles Smith III, më datën 16 tetor 2023. Sipas këtyre vendimeve, më 25 shtator 2023, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar parashtresat e saj për rishikimin e masës së paraburgimit për Thaçin dhe Veselin. Mbrojtja e Thaçit kishte paraqitur përgjigjet e tyre për këtë parashtresë më 29 shtator 2023, ndërsa ajo e Veselit më 5 tetor 2023. Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte argumentuar se vendimi për vazhdimin e paraburgimit për Thaçin ishte ende i arsyeshëm dhe nuk kishte ndryshuar nga vendimi i mëparshëm për këtë masë, duke e vlerësuar atë si proporcionale. Mirëpo ky qëndrim ishte kundërshtuar nga mbrojtja e Thaçit. Në arsyetimin e Gjykatës, theksohet se justifikimi se Veseli dhe Thaçi mund të arratisen nga drejtësia nuk është i mjaftueshëm.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software