About: http://data.cimple.eu/claim-review/ed6e87a6a84efa4564f8e62a6bbbd4e2de56e1aae35f35a82c2fdef5     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Video e rreme se gjoja Enver Petrovci ka ofenduar shqiptarët Deklarata Enver Petrovci i ofendonte shqiptarët duke u thënë ‘Šiptari’ (term pezhorativ dhe ofendues) dhe ‘barbarë’ Vlerësimi Rrenë Përshkrimi i videos në të cilën shihet Enver Petrovci duke luajtur në një shfaqje “Enver Petrovci i ofendonte shqiptarët duke u thënë ‘Šiptari’ (term pezhorativ dhe ofendues) dhe ‘barbarë’” është i rremë. Përkthimi që i është mbivendosur kësaj video është i gabuar. Në përkthimin e publikuar, Petrovci nuk thotë “shqiptarët janë barabë dhe Zot na shpëto nga ta”, mirëpo thotë “Keni lexu, keni pa paradën. Misteri i Zotit ishte një gjyshe, gjyshe”. Artikulli Më 27.03.2024 faqja në Facebook “INTERLAJMI Videos” (Arkiva) publikoi një video të aktorit Enver Petrovci duke luajtur në një shfaqje. Videoja kishte përshkrimin “Enver Petrovci i ofendonte shqiptarët duke u thënë “Šiptari” (term pezhorativ dhe ofendues) dhe “barbarë””. Gjithashtu, në kuadër të videos është vendosur një përshkrim në formë përkthimi për atë që dëgjohet në video si tekst i rolit të interpretuar nga Petrovci: “Enver Petrovci: Shqiptarët janë barabë dhe Zot na shpëto nga ta”. Video e publikuar nga “INTERLAJMI Videos” ka marrë 100 pëlqime, 72 komente dhe 403 shpërndarje. Krypometër, përmes kërkimeve në Youtube (minuta 05:57), ka gjetur videon e plotë të shfaqjes që është realizuar në teatrin kombëtar në Nish të Serbisë në vitin 1996, e në të cilën ka luajtur edhe Enver Petrovci. Vetë Enver Petrovci, përmes një reagimi në rrjetin social Facebook ka mohuar informatën që është publikuar nga faqja “INTERLAJMI Videos”, në të cilën pretendohet se Petrovci ka fyer shqiptarët. “Më detyruat të hyjë në arkivat e vitit 1996 të një performance time në Nish. Kjo për shkak të një videoje që njëri nga një pseudo-analistët e publikoi për të dëshmuar se çfarë shqiptari jam unë, duke e ndërruar komplet tekstin origjinal, e duke e përkthyer atë rrejshëm. Falsifikim i të së vërtetës. Rrenë e kulluar. Kjo vetëm e vetëm, për të nxitur urrejtje”- ka shkruar Petrovci, duke e bashkangjitur videon e shfaqjes së bashku me përkthimin e saktë. Në përkthimin e publikuar, Petrovci nuk thotë “shqiptarët janë barabë dhe Zot na shpëto nga ta”, mirëpo flet për një paradë. “Keni lexu, keni pa paradën. Misteri i Zotit ishte një gjyshe, gjyshe” – thuhet në tekstin rolit të Petrovcit. Të njëjtin përkthim e ka konfirmuar edhe Krypometër me njohës të gjuhës serbe. Kjo video është publikuar pas një interviste të cilën Enver Petrovci kishte dhënë në RTK, e në të cilën kishte folur për luftën dhe liderët e luftës dhe udhëheqësit aktual të Kosovës. Pas kësaj interviste janë publikuar shumë reagime për të kundërshtuar apo përkrahur atë çfarë kishte thënë Petrovci.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software