About: http://data.cimple.eu/claim-review/f0fd39a498771682f073b68196f8acf43cda3dfee3d1c72aa13891d6     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena për gjendjen shëndetësore të Hoxhës, Fatmir Latifaj Deklarata Hoxhe Fatmir Latifaj ne gjendje te rende. Mos kalo pa thene AMIN Vlerësimi Rrenë Postimi “Hoxhe Fatmir Latifaj ne gjendje te rende. Mos kalo pa thene AMIN” është i rremë. Hoxha Fatmir Latifaj nuk i është nënshtruar ndonjë operacioni ditëve të fundit dhe ai gëzon shëndet të mirë. Artikulli i është referuar një postimi të Hoxhë Fatmir Latifaj në Facebook të datës 28 maj 2021, pra është lajm i vjetër. Artikulli Më 20 dhjetor 2022 faqja e internetit pcnmedia2.com ka publikuar artikullin “Hoxhe Fatmir Latifaj ne gjendje te rende. Mos kalo pa thene AMIN”. I njëjti tekst është shpërndarë në faqet e Facebook-ut “Gazeta Imperial” dhe “Lajme In”. Postimi i bërë në Lajme In ka marrë 3 mijë e 100 komente dhe poaq reagime. Në titullin e tekstit thuhet se Fatmir Latifaj, Hoxhë është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa në artikull shpjegohet se Latifaj i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjike të cilën e ka kaluar me sukses. Por, informacioni është i rremë pasi Hoxha Fatmir Latifaj nuk i është nënshtruar ndonjë operacioni ditëve të fundit dhe ai gëzon shëndet të mirë. Artikulli i është referuar një postimi të Hoxhë Fatmir Latifaj në Facebook të datës 28 maj 2021, pra është lajm i vjetër. “Falë Zotit pastaj ndërhyrjes së mjekut dhe stafit të tij e kalova me sukses edhe këtë sprovë, ku pas disa ditëve të rehabilitimit do t’i kthehem Kosovës tonë të dashur. Qofshi të bekuar të gjithë ju që më kujtuat në lutjet tuaja, dhe ju që keni shprehur interesim për gjendjen time shëndetësore”- kishte shkruar Latifaj. KALLXO.com ka kontaktuar me Latifin, i cili ka thënë se lajmi i publikuar së fundmi është i rremë. “Kjo është gënjeshtër e kulluar. Elhamdurila gëzoj shëndet shumë të mirë. Ata të cilët e kanë për klikime do të japin llogari para zotit. Ditëve të fundit kemi pas shume telefonata se si jam me shëndet, por unë jam mirë”- ka thënë Latifaj.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software