schema:text
| - Titulli i rremë se deklarata e Arianit Kocit ka ‘dridh’ Kosovën
Deklarata
“Detaj qe dгidh Kosoven, jɑ kush e sulmoi avokɑtin Aгiɑnit Kocin”
Vlerësimi
Me kos
Titulli “Detaj qe dгidh Kosoven, jɑ kush e sulmoi avokɑtin Aгiɑnit Kocin” është i pa-saktë. Në artikull nuk janë paraqitur detaje që e dridhin Kosovën, si pretendohet në titull. Në artikull nuk janë treguar emrat e personave që e kanë sulmuar avokatin, Arianit Kocin, por vetëm është treguar nacionaliteti i tyre. Policia e Kosova ka arritur të zbardhë rastin, ndërsa avokati Arianit Koci ka njoftuar se ka qenë në polici dhe është tërhequr nga ndjekja e mëtejme ndaj të dyshuarëve.
Artikulli
Në faqen e internetit “mergimtari.net” është publikuar me datën 2 tetor 2022, një përmbajtje me titullin “Detaj qe dгidh Kosoven, jɑ kush e sulmoi Avokɑtin Aгiɑnit Kocin” .
Ky informacion është shpërndarë edhe në dy faqe të Facebook-ut, Dardania Pres dhe Dardania press me datën 3 tetor 2022.
Publikimi flet për një sulm që i është bërë avokatit Arianit Koci. Ndonëse në titull thuhet se kjo deklaratë e tij “dridh” Kosovën, kjo nuk është argumentuar në artikull pasi që nuk ka asnjë të dhënë se opinioni ka reaguar ndaj këtij lajmi.
Po ashtu, në artikull Koci nuk ka deklaruar se kush e ka sulmuar, pasi në deklaratë thotë se nuk dyshon në dikë.
Koci ka thënë se dy personat që e kanë sulmuar kanë qenë me motorr dhe kanë qenë të nacionalitetit serb.
Policia e Kosova ka arritur të zbardh rastin, ndërsa avokati Arianit Koci ka njoftuar se ka qenë në polici dhe është tërhequr nga ndjekja e mëtejme ndaj të dyshuarëve.
|