About: http://data.cimple.eu/claim-review/f3c4fdc9d00be75c99e9d6a7b7f0f5623a07d77429315a60cc144903     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena për dorëheqjen e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq Deklarata Jep dorëheqje Aleksandër Vuçiq Vlerësimi Rrenë Raportimi se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka dhënë dorëheqje është i rremë. Vuçiq nuk është dorëhequr nga posti i Presidentit. Dorëheqje ka dhënë Kryeministri i Serbisë, Milosh Vuçeviq. Dorëheqja e Kryeministri Vuçeviq ka ardhur pas protestave të vazhdueshme të studentëve dhe qytetarëve të cilët prej më shumë se dy muaj janë duke kërkuar përgjegjësi për tragjedinë në një stacion hekurudhor në Novi Sad në të cilën vdiqën 15 persona. Artikulli Më 28.11.2025, faqja në Facebook kercova.mk (arkiva) ka publikuar një fotografi të të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me mbishkrim: “Jep dorëheqje Aleksandër Vuçiq”. Për të verifikuar këtë informacion, Krypometër ka kontrolluar ueb-faqen e Presidencës së Serbisë por aty nuk ka ndonjë njoftim për dorëheqjen e Vuçiqit. Tutje, Krypometër ka kontrolluar mediat në Serbi dhe ka gjetur se është Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ai që ka dhënë dorëheqje. Në një konferencë të jashtëzakonshme për gazetarët në Beograd, Vuçeviq tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka pranuar vendimin e tij. “Unë besoj se politika që unë përfaqësoj, partia që unë drejtoj, duhet të demonstrojë nivelin më të lartë të përgjegjësisë dhe të futë norma të reja në politikën serbe, duke dëshmuar se është e përgjegjshme.”- tha Vuçeviq, njëherësh kryetar i Partisë Përparimtare Serbe në pushtet. Për më shumë se dy muaj, në Serbi, mijëra studentë dhe qytetarë të tjerë përmes protestave dhe bllokimit të rrugëve po kërkojnë përgjegjësi penale dhe politike për tragjedinë në qytetin e Novi Sadit, në të cilën vdiqen 15 persona. Më 01.11.2024, 15 persona humbën jetën nga shembja e një kulmi në stacionin hekurudhor, i cili ishte rinovuar në vitet e fundit nga një konsorcium kompanishë, i udhëhequr nga një kompani Kineze. Në këto protesta, katër studentë kishin raportuar se janë sulmuar në dy incidente të ndara në Novi Sad. Në janar 2025, një person ishte arrestuar pasi i njëjti e kishte goditur me veturë një student që ishte pjesë e protestave. Më 28.01.2025, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka pretenduar se i ka plotësuar kërkesat e studentëve, duke përfshirë faljen e studentëve të arrestuar për protestat e nëntorit. Megjithatë, studentët kanë thënë se nuk do të pranojnë këtë falje. Më 30.12.2024, Zyra e Prokurorit të Lartë Publik në Novi Sad ngriti aktakuzë kundër 13 personave në lidhje me shembjen e strehës së stacionit. Aleksandër Vuçiq mbajti postin e kryeministrit të Serbisë nga 27.04.2014 deri më 31.05.2017, kur u zgjodh President i Serbisë, të cilin vazhdon ta mbajë ende.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software