About: http://data.cimple.eu/claim-review/f3f3faa22a556db5355d1846d02a210dfe0d3cdbb67039912fad08ce     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Mario Labudoviq nuk ka thënë se një ilaç për tri ditë shëron nyjet Deklarata Mario Labudoviq: Riktheni shëndetin e nyjeve, efekti i pilulave në ditën e 3-të Vlerësimi Rrenë Postimi me titull “Mario Labudoviq: Riktheni shëndetin e nyjeve, efekti i pilulave në ditën e 3-të” është i rremë. Personi që është cituar në këtë postim ka mohuar të ketë dhënë një deklarat të tillë. Fotografia e Mario Labudoviq është përdorur për të promovuar një ilaç, i cili nuk ka Autorizim të Marketingut për tu shitur në tregun e Kosovës. Reumatologu, Besim Demolli, ka thënë për Krypometër se Osteoartriti, osteoporoza dhe frakturat osteoporotike janë sëmundje kronike të pashërueshme. Artikulli Më 13.06.2024, faqja në Facebook ‘𝚖𝚎𝚍𝚒𝚌𝚊𝚕 𝚜𝚝𝚘𝚛𝚎’ (arkiva) ka publikuar një artikull me titull “Mario Labudovic: Riktheni shëndetin e nyjeve, efekti i pilulave në ditën e 3-të”. Në këtë artikull citohet ‘Mario Labudoviq’, për të cilin pretendohet se e rekomandon një produkt me pretendimin se i njëjti shëron nyjet. Kur klikon mbi këtë artikull të dërgon tek ueb faqja ‘xk.naddyn.com’ (arkiva) në të cilën vetëm kërkohen për ta porositur këtë produkt online. Krypometër, përmes kërkimit të fotografive në Google Lens ka gjetur se personi në fotografi është Mario Labudoviq. Nga kërkimet në internet rezulton se Mario Labudovic është sipërmarrës dhe autor i disa librave, influencer në media sociale dhe pronar i MarioLAB Center në Zagreb të Kroacisë. Krypometri ka pyetur Labudoviq nëse ka thënë ndonjëherë që brenda 3 ditëve shërohen nyjet dhe i njëjti ka mohuar ta ketë thënë ndonjëherë këtë gjë. “Kjo është dezinformatë, nuk kam thënë ndonjëherë ndonjë gjë të tillë”- tha për Krypometër, Labudoviq. Artikulli promovon suplementin e quajtur ‘Flexiwell’ që pretendohet se rikthen shëndetin e nyjeve. Në listën e produkteve që kanë autorizim marketingu që është e publikuar në faqen e Agjencisë Kosovare për Produkte dhe Pajisje Medicinale, nuk figuron një ilaç me emrin ‘Flexiwell’. Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale është institucion i cili rregullon shitjen dhe importin e ilaçeve në Kosovë. Neni 16 i Ligjit për Produkte dhe Pajisje Medicinale thotë se “produkti medicinal mund të plasohet në Republikën e Kosovës vetëm pas marrjes së Autorizimit për Marketing nga AKPPM”. Reumatologu, Besim Demolli, ka thënë për Krypometër se Osteoartriti, osteoporoza dhe frakturat osteoporotike janë sëmundje kronike të pashërueshme. “Trajtimi për këto sëmundje fokusohet në menaxhimin e simptomave dhe përmirësimin e cilësisë së jetës. Kjo përfshin terapinë fizike për përmirësimin e forcës dhe fleksibilitetit, modifikimet në stilin e jetës, për menaxhimin e peshës dhe reduktimin e barrës në nyje, medikamentet për lehtësimin e dhimbjes dhe inflamacionit, si dhe ndërhyrjet kirurgjikale në raste të rënda”– tha Demolli për Krypometër. Demolli, ka thënë se këto sëmundje nuk mund të shërohen me suplemente. Ai ka thënë se personat që kanë sëmundje të tilla duhet të konsultohen me profesionistë. Është e rëndësishme të shmangen suplementet e paprovuara dhe të panevojshme që nuk rekomandohen nga organizata të respektuara si ACR dhe EULAR, pasi ato mund të jenë jo vetëm të panevojshme, por edhe potencialisht të dëmshme”– tha Demolli për Krypometër.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software