About: http://data.cimple.eu/claim-review/f3f54b92fb30b9c5995d3ad90ecb0a962e6d1914494659ef1fb3278a     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com Rrena mediale se Burim Berisha ka fituar pa balotazh Fushë Kosovën Deklarata “Burim Berisha kandidat i LDK-së për kryetar të Fushë Kosovës ka kaluar pragun prej 50% plus 1 pas numërimit të votave të diasporës dhe votave me kusht. Kështu ka bërë të ditur një faqe në Facebook që menaxhohet nga aktivistë të LDK-së, Dr.Ibrahim Rugova – Na mungon”, Vlerësimi Rrenë e kryptë Lajmi i publikuat nga portali `BotaPress` nuk është i vërtetë. KALLXO.com e ka konfirmuar nga disa burime që votat e diasporës dhe ato me kushtë ende nuk janë numruar. Anëtari në KQZ nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Florian Dushi, për KALLXO.com ka thënë se votat e diasporës dhe ato me kusht ende nuk janë numëruar, prandaj nuk ka kurrfarë ndryshimi të rezultatit preliminar. Në anën tjetër, kryeshefi i Sekretariatit te Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) Burim Ahmetaj, gjatë mbledhjes së sotme ka njoftuar se votat e diasporës dhe ato me kusht do të fillojnë të numëron nga dita e diel, me 24 tetor. Artikulli Një lajm është publikuar kinse kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë Kosovës, Burim Berisha, ka fituar këtë komunë pa balotazh. Momentalisht, sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Berisha ka 49.96% të votave. Ndërsa portali ‘Botapress’ ka shkruar se Burim Berisha pas numërimit të votave me kusht dhe të diasporës, ka kaluar 50%, duke iu referuar një postimi të një faqe në ‘Facebook’. “Burim Berisha kandidat i LDK-së për kryetar të Fushë Kosovës ka kaluar pragun prej 50% plus 1 pas numërimit të votave të diasporës dhe votave me kusht. Kështu ka bërë të ditur një faqe në Facebook që menaxhohet nga aktisitë të LDK-së, Dr.Ibrahim Rugova – Na mungon”, thuhet në lajmin e këtij portali. KALLXO.com ka kontaktuar Burim Berishën, i cili përmes telefonit tha se nuk ka një informatë të tillë. “Unë nuk kam informatë të tillë, askush nuk më ka njoftu. Po e shoh që po shkruajnë, por unë nuk e kam këtë informatë”, ka thënë Berisha. Gjithashtu, edhe anëtari në KQZ nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Florian Dushi, për KALLXO.com ka thënë se nuk është e vërtetë, pasi votat e diasporës dhe ato me kusht ende nuk janë numëruar. “Votat me kusht dhe ato të diasporës ende nuk janë numëruar, kështu që nuk ka kurrfarë ndryshimi të rezultatit preliminar”, tha Dushi për KALLXO.com. Në anën tjetër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), gjatë mbledhjes së sotme ka njoftuar se votat e diasporës dhe ato me kusht do të fillojnë të numëron nga dita e diel, me 24 tetor. Kështu bëri të ditur Kryeshefi i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Burim Ahmetaj. “Sa i përket votave me postë, rezulton se janë 10 mijë e 934 zarfe më fletëvotime të ardhura përmes postës. Prej tyre janë aprovuar 9 mijë e 610, ndërsa janë refuzuar 1 mijë e 324. Pranimi i tyre është bërë më 21 tetor dhe numërimi do fillojë ditëve në vijim”, ka thënë ai. KQZ: Numërimi i mbi 9 mijë pakove të votave me postë do bëhet ditëve në vijim
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software