About: http://data.cimple.eu/claim-review/f4156dfbac99f37729f82a096e4ccf4770dfe06a03baef715d0fd3c5     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Gjykata me departament të veçantë për akuzat e Prokurorisë Speciale Deklarata Skender Çoçaj: “Ky departament Special duhet të formohet gjashtë muaj nga hyrja në fuqi e ligjit, deri në qershor duhet patjetër të formohet dhe funksionalizohet ai departament”. Vlerësimi Hetimet vazhdojnë Ligji i ri mbi Gjykatat ka obliguar KGJK-në, që më së largu 6 muaj nga hyrja në fuqi e tij, të ndërmarrë të gjitha masat për funksionalizimin e departamentit. Deri në qershor pritet që gjyqtarët për këtë departament të zgjidhen. Artikulli Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor i Kosovës, Skender Çoçaj në një intervistë për emisionin ‘Jeta në Kosovë’, ka deklaruar se deri në muajin qershor duhet të formohet dhe të funsionalizohet departamenti special i Gjykatës, i cili do të merret me aktakuzat e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës “Ky departament Special duhet të formohet gjashtë muaj nga hyrja në fuqi e ligjit, deri në qershor duhet patjetër të formohet dhe funksionalizohet ai departament”, kishte thënë Çoçaj Ai kishte shtuar se në këtë Departamenti Special i Gjykatës do të përbehej me gjyqtaret që kanë treguar përformancë të jashtëzakonshme. “Në ketë departament do të zgjidhen gjyqtarët që janë më me përvojë, të përgatitur profesionalisht, të guximshëm dhe që kanë treguar përfomacë të jashtëzakonshme deri me tani”, kishte deklaruar Kryesuesi Çoçaj. Themelimit të Departamentit Special të Gjykatës ia hapi rrugën Ligji i ri mbi Gjykatat i cili ka hyrë në fuqi në janar të vitit 2019. Ky ligj ka obliguar KGJK-në , që më së largu 6 muaj nga hyrja në fuqi e tij të përzgjedh gjyqtaret të cilët do të shërbejnë në ketë departament dhe të ndërmarrë të gjitha masat për funksionalizimin e tij. Deri me tani Gjykata e Prishtinës ka caktuar gjyqtarin Arben Hoti, gjyqtar në Departamentin për Krime të Rënda, që përveç punëve në këtë departament, t’i shqyrtojë lëndët e procedurës paraprake që bien në kompetencë të departamentit Special, deri në funksionalizimin e plotë të tij. KALLXO.com, do ta monitorojë funksionalizimin e Departamentit Special, i Gjykatës Themelore në Prishtinë, deri në Qershor të vitit 2019.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software