About: http://data.cimple.eu/claim-review/f4559e78e79018f6cd2b16c3ba062d537ef141a80bfb55a81cb4527e     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena se Richard Grenell është zgjedhur si numri dy në SHBA Deklarata Richard Grenell zgjidhet numri 2 në SHBA: Janë bërë hapa të rëndësishëm në tërheqjen e Serbisë nga ndikimi i Rusisë Vlerësimi Me kos Titulli i artikullit “Richard Grenell zgjidhet numri 2 në SHBA: Janë bërë hapa të rëndësishëm në tërheqjen e Serbisë nga ndikimi i Rusisë” është i rremë. Richard Grenell nuk është zgjedhur numri dy në SHBA, pasi aktualisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejtohen nga Joe Biden. Zgjedhjet për President të ri të SHBA-ve pritet të mbahen më 05.11.2024. Aktualisht kandidati republikan, Donald Trump, nuk ka treguar emrat e sekretarëve të shtetit nëse ai zgjedhet President. Numri dy në SHBA, nëse Trump zgjedhet President, do të jetë senatori republikan nga Ohajo, J.D. Vance, i cili është nominuar si kandidat për nënpresident nga republikanët. Artikulli Më 10.07.2024 faqja në Facebook ‘Lajme Shqip’ (arkiva) ka publikuar një postim në të cilin pretendohet se Richard Grenell është zgjedhur si numri dy në SHBA. Grenell ishte përfaqësues i posaçëm i SHBA-ve për dialogun Kosovë- Serbi, gjatë mandatit të parë të presidentit amerikan, Donald Trump. Postimi mban përshkrimin “Richard Grenell zgjidhet numri 2 në SHBA: Janë bërë hapa të rëndësishëm në tërheqjen e Serbisë nga ndikimi i Rusisë”. Krypometër ka analizuar përmbajtjen e artikullit dhe ka gjetur se e njëjta nuk përkon me informacionin që është prezantuar në titull. Në tekst nuk ka informacione që tregojnë për marrjen e ndonjë posti nga Richard Grenell në SHBA, vetëm se përmendet si kandidat për sekretar nëse Trump fiton në zgjedhjet presidenciale në SHBA. Pas kërkimit në internet, Kyrpometër ka gjetur se artikulli i referohet një teksti informativ i përkthyer nga Telegrafi dhe i shkruar nga Alec Russell dhe Marton Dunai prej gazetës britanike The Financial Times, që mban titullin “Vendi evropian që luan me ShBA-në, Rusinë, Kinën dhe Evropën”. Grenell për FT ka deklaruar se kanë ndërmarrë hapa të rëndësishëm në tërheqjen e Serbisë nga ndikimi rus dhe kinez. “Besoj se kemi ndërmarrë hapa të rëndësishëm në tërheqjen e Serbisë nga ndikimi i Rusisë dhe i Kinës dhe për të qenë më afër ShBA-së“- tha ai për FT, duke shtuar “E pranoj gjithashtu se duhet bërë më shumë dhe jam i përkushtuar që pikërisht këtë ta bëj”. Në vitin 2019, ish presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, asokohe pati zgjedhur ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell, të dërguar të administratës së tij në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë. Grenell, i cili kishte mbetë edhe ambasador në Gjermani, do t’i udhëheqte përpjekjet e SHBA-së, për t’iu ndihmuar Kosovës dhe Serbisë në arritjen e një marrëveshjeje zyrtare të paqes, e cila do të mund të rezultojë me njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë. Ndërkaq në gusht të vitit 2021, marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës filluan të trajtohen nga Gabriel Escobar, i cili u emërua Zëvendës Ndihmës Sekretar në Byronë e Çështjeve Europiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit. Në nëntor të vitit 2024 në SHBA do të mbahen zgjedhjet Presidenciale. Në garë është ish- Presidenti Donald Trump nga Partia Republikane, si dhe një nga kandidatët nga Partia Demokratika, pasi Presidenti Joe Biden është tërhequr nga gara. Trump e ka përzgjedhur senatorin republikan nga Ohajo, J.D. Vance, si kandidat për nënpresident në zgjedhjet që do të mbanë më 05.11.2024. Përveç nënpresidentit, në këtë fazë të garës për President të SHBA-ve nuk caktohen publikisht emrat e personave që do të mbajnë pozitat e sekretarëve të shtetit.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software