About: http://data.cimple.eu/claim-review/f47f98fc4e68c6acd11bcca7d953389982c590b61c999e00ae6026d7     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena në mediat serbe: Audio-inçizimi nuk thotë “edhe sikur të vdesë, asgjë” Deklarata Shqip: “Audio incizim i bisedës së policëve të Kosovës për serbin e plagosur: “Edhe sikur të vdiste, asgjë”. Serbisht: ”Tonski zapis razgovora kosovskih policajaca o ranjenom Srbinu: “I ako umre, ništa” Vlerësimi Rrenë Shqip: Titulli i artikullit “Audio incizim i bisedës së policëve të Kosovës për serbin e plagosur: “Edhe sikur të vdiste, asgjë” është i rremë. Audio-inçizimi i publikuar nuk përkon me përkthimin dhe interpretimin e bërë nga mediat. Në audio-inçizim dëgjohet duke folur një burrë në gjuhën shqipe, i cili thotë: “Adem, Adem lajmërohu…, … Adem Rudari lajmërohu”. Serbisht: Naslov članka “”Tonski zapis razgovora kosovskih policajaca o ranjenom Srbinu: “I ako umre, ništa”” je lažan. Objavljeni audio-snimak je pogrešno preveden i protumačen u medijima. Na audio-snimku se čuje muškarac koji na albanskom jeziku kaže: „Adem, Adem javi se…, … Adem Rudari javi se“. Artikulli Më 24 shtator 2023, portalet serbe Kosovo Online, Novosti.rs, Telegraf.rs dhe Informer.rs kanë publikuar një lajm me titull “Audio inçizim i bisedës së policëve të Kosovës për serbin e plagosur: “Edhe sikur të vdesë, asgjë”. Përmbajtja është shpërndarë edhe në faqe të Facebook-ut si Telegraf Najnovije Vesti dhe UNO radio Banjaluka. Në një konferencë për media më 24 shtator 2023, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq tha se kanë një audio-përgjim që sipas tij provonte se forcat e policisë së Kosovës i kanë lënë qëllimisht të vdesin serbët në veri. “Ne ndoqëm atë që po bënte policia shqiptare, për një person pyetja është nëse ka shpëtuar, sepse nuk kanë dashur ta ndihmojnë. Kemi një regjistrim zanor që policët shqiptarë qeshin dhe thonë se nuk kemi pse ta ndihmojmë. Le të vdesë”- ka thënë Vuçiq të dielën, më 24 shtator 2023. Ai kishte thënë se do t’i publikojë të njëjtat inçizime, por Institucionet e Serbisë nuk kanë publikuar asnjë audio-inçizim deri më tani. Por, në të njëjtën ditë, më 24 shtator 2023, disa media kanë publikuar një shkrim të cilit ia kanë bashkëngjitur një audio-inçizim përmes të cilit pretendojnë se është bisedë mes policëve të Kosovës për një serb të plagosur që nuk kanë ndërmend ta ndihmojnë. Në përmbajtje thuhet se në audio-inçizime dëgjohet një zë i një burri që thotë “Adem, Adem mos u shqetëso”… “Edhe sikur të vdes, asgjë”. (në serbisht- “Adem, Adem ne brini”, a zatim izgovara: “I ako umre, ništa”). Krypometri ka verifikuar se në këtë audio-inçizim në asnjë vend nuk thuhet ajo që pretendohet nga mediat: “Adem, Adem mos u shqetëso”… “Edhe sikur të vdes, asgjë”. Në audio-inçizim dëgjohet një zë burri që thotë “Adem, Adem lajmërohu… …Adem Rudari lajmërohu”. Mediat nuk kanë publikuar asnjë audio-inçizim tjetër që e mbështetet përmbajtjen dhe titullin e postimit. I njëjti inçizim është publikuar edhe në portalin Kosovo-Online, me titullin “Tonski zapis razgovora kosovskih policajaca o ranjenom Srbinu: I ako umre, ništa”. Ky medium publikon lajme edhe në gjuhën shqipe, pra ka përkthyes. Përkundër kësaj, këtë lajm nuk e ka publikuar në gjuhën shqipe. Më 24 shtator 2023, rreth orës 03:00, një pjesëtar i Policisë së Kosovës është vrarë dhe një tjetër është plagosur nga një grup i personave të armatosur në Banjskë të Zveçanit. Grupi i armatosur më pas ka hyrë në oborrin e manastirit të Banjskës në Zveçan. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mw 24 shtator 2023, kishte thënë se personat e armatosur janë rrethuar nga policia te manastiri i Banjskës në Zveçan, në afërsi të të cilit është vrarë edhe polici Afrim Bunjaku, në orët e para të së dielës më 24 shtator 2023, e janë lënduar dy të tjerë. Sipas informacioneve zyrtare, tre pjesëtarë të grupit terrorist janë vrarë nga ballafaqimi me armë zjarri me forcat e rendit të Kosovës dhe tre të tjerë, të arrestuar, të cilët tani gjenden në paraburgim. Prokuroria Speciale e Kosovës deklaroi se janë arrestuar dy pjesëtarë të grupit terrorist dhe se i gjithë rasti po trajtohet si sulm ndaj rendit kushtetues, ku si vepër penale hyn edhe terrorizmi. Njëri nga terroristet e arrestuar ishte i plagosur. Ai, kishte marrë trajtimin mjekësor në të njëjtën ditë, fillimisht duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës e më pas është transferuar për trajtim të mëtutjeshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Drejtori i Klinikës së Ortopedisë në QKUK, Gani Jashanica njoftoi se pjesëtari i grupit terrorist, ishte operuar në orët e vona dhe se ka pasur lëndime të korcierit. Sipas Jashanicës, gjendja e tij e përgjithshme ishte stabile. Teksti në serbisht Laž u srpskim medijima: snimak ne kaže “I ako umre, ništa” Srpski portali Kosovo Online, Novosti.rs, Telegraf.rs i Informer.rs su objavili vest pod naslovom „Audio snimak razgovora kosovskih policajaca o ranjenom Srbinu: „I ako umre, ništa“.“ Sadržaj je podeljen i na stranicama na Fejsbuku, kao što su Telegraf Najnovije Vesti i UNO radio Banjaluka. Predsednik Srbije Aleksandar Vučić je na konferenciji za novinare 24. septembra 2023. izjavio da raspolažu sa audio snimkom koji, prema njegovim rečima, dokazuje da su kosovske policijske snage namerno ostavile Srbe na severu da umru. „Pratili smo šta radi albanska policija, za jednu osobu je pitanje da li je preživela jer nisu hteli da pomognu. Imamo snimak glasa kako se albanski policajci smeju i govore da nemamo zašto da mu pomognemo. Neka umre“– izjavio je Vučić u nedelju, 24.09.2023. On je rekao da će iste snimke objaviti, međutim srpske institucije do sada nisu objavile nijedan audio snimak. Međutim, istog dana, 24. septembra 2023, pojedini mediji su objavili tekst uz koji su priložili audio snimak za koji tvrde da je reč o razgovoru između kosovskih policajaca o jednom ranjenom Srbinu kojem nemaju nameru da pomognu. U sadržaju se kaže da se na audio snimcima čuje muški glas koji kaže „Ademe, Ademe ne brini“… „I ako umre, ništa.“ (na Albanskom: „Adem, Adem mos u shqetëso”… “Edhe sikur të vdes, asgjë.“). Krypometër je utvrdio da se na ovom audio snimku nigde ne izgovara ono šta tvrde mediji: „Ademe, Ademe ne brini“… „I ako umre, ništa“. Na audio snimku se čuje muški glas kako izgovara „Ademe, Ademe, javi se… …Adem Rudari, javi se“ (na Albanskom: “Adem, Adem lajmërohu… …Adem Rudari lajmërohu.”). Mediji nisu objavili nijedan drugi audio snimak koji podržava sadržaj i naslov posta. Isti snimak je objavljen i na portalu Kosovo-Online, pod naslovom „Tonski zapis razgovora kosovskih policajaca o ranjenom Srbinu: I ako umre, ništa“. Ovaj medij objavljuje vesti i na albanskom jeziku, dakle ima prevodioca. Uprkos tome, ovu vest nije objavio na albanskom jeziku. Dana 24. septembra 2023. oko 03.00 časova je u Banjskoj u Zvečanu od strane grupe naoružanih lica ubijen jedan pripadnik Kosovske policije, a drugi ranjen. Naoružana grupa je zatim ušla u dvorište manastira Banjska u Zvečanu. Kosovski premijer, Albin Kurti, je 24. septembra 2023. rekao da je policija opkolila naoružana lica kod manastira Banjska u Zvečanu, u čijoj blizini je u ranim jutarnjim satima u nedelju, 24. septembra 2023, ubijen policajac Afrim Bunjaku i ranjeno još dvoje. Prema zvaničnim informacijama, tokom obračuna vatrenim oružjem sa kosovskim snagama reda su ubijena tri pripadnika terorističke grupe, dok je još troje uhapšeno, koji se sada nalaze u pritvoru. Specijalno tužilaštvo Kosova je saopštilo da su uhapšena dva člana terorističke grupe i da se ceo slučaj tretira kao napad na ustavni poredak, pod koje se kao krivično delo vodi i terorizam. Jedan od uhapšenih terorista je ranjen. Njemu je istoga dana pružena medicinska pomoć, prvo je lečen u Opštoj bolnici u Mitrovici, a zatim je prebačen na dalje lečenje u Klinički-univerzitetski centar Kosova. Direktor ortopedske klinike u KUCK, Gani Jashanica, je saopštio da je pripadnik terorističke grupe operisan u kasnim satima i da je imao povrede. Prema Jashanicim rečima, njegovo opšte stanje je stabilno.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software