About: http://data.cimple.eu/claim-review/f78295e32921d4278e7e1e9e5d7f76d9fa70dfa5ec2c20ae00a935ae     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena për intervistimin e Naim Murselit Deklarata Çfarë tha sot Naim Murseli para Prokurorisë, flet avokatja Vlerësimi Me kos Postimi i bërë më 18.04.2024 me titull “Çfarë tha sot Naim Murseli para Prokurorisë, flet avokatja” , është i rremë. Avokatja e Naim Murselit, Teuta Zhinipotoku, ka thënë se Naim Murseli nuk është intervistuar më 18.04.2024, si është raportuar në media. Prokuroria Themelore e Prishtinës e kishte marrë në pyetje Naim Murselin, të dyshuarin për rastin e vrasjes së bashkëshortës së tij, Liridona Ademaj më 01.02.2024. Artikulli Më 18.04.2024 faqja në Facebook “Aktualitete” ka postuar një fotografi me mbishkrimin “Çfarë tha sot Naim Murseli para Prokurorisë, flet avokatja”. Naim Murseli së bashku me Kushtrim Kokallën dhe Granit Plavën janë të dyshuarit kryesor për rastin e vrasjes së Liridona Ademaj më 29.11.2023. Krypometër ka kontaktuar me avokaten e Naim Murselit, Teuta Zhinpotoku, e cila citohet në postimin e bërë nga faqja “Aktualitete”. Zhinipotoku ka thwnw se Naim Murseli nuk është intervistuar nga Prokuroria, më 18.04.2024. Ajo ka thënë se më 18.04.2024 nuk ka dhënë ndonjë deklaratë të tillë dhe se informacioni për intervistimin e Naim Murselit është i rremë. “Nuk është e vërtetë se Naim Murseli është intervistuar të enjten nga Prokuroria”- tha Zhinipotoku për Krypometër. Krypometër ka kontaktuar edhe me Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Zejnullah Gashi, i cili ka thënë se nuk ka informacione se Naim Murseli është intervistuar më 18.04.2024 , Krypometër, përmes kërkimeve në internet, ka gjetur se Naim Murseli ishte intervistuar nga Prokuroria më 24.01.2024. Informacioni për intervistimin e tij ishte konfirmuar nga avokatja e Naim Murselit, Teuta Zhinpotoku. Naim Murseli është arrestuar (Arkivi) më 01.1202023, dy ditë pas vrasjes së Liridona Ademajt, bashkëshortes së tij. Prokuroria ka ngritur dyshimet ndaj Murselit se kishte porositur vrasjen e bashkëshortes së tij. Në anën tjetër, përveç Murselit, të arrestuar janë edhe Granit Plava që dyshohet se ishte ekzekutori dhe Kushtrim Kokalla që dyshohet se ishte personi që vuri në kontakt Naim Murselin dhe Granit Plavën. Të tre të dyshuarit janë nga Gjakova. Dosja e Prokurorisë (Arkivi) përmendë rolet e të tre të dyshuarve në vrasjen e Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023. Fillimisht rasti u raportua si grabitje me pasojë vrasje, ndërsa më pas vepra u rikualifikua në vrasje të rëndë, pasi që Prokuroria tha se ngjarja ishte inskenuar.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software