About: http://data.cimple.eu/claim-review/f7a48bc67106140c68313d696b5345c1c43f6fd756bab87b534001dd     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena se Trump ka deklaruar se “sulmi i 11 shtatorit ishte vepër e SHBA-ve” Deklarata Gjatë një takimi me votuesit, Donald Trump tha: Sulmi i 11 shtatorit ishte vepër e Shteteve të Bashkuara Vlerësimi Rrenë Postimi “Gjatë një takimi me votuesit, Donald Trump tha: Sulmi i 11 shtatorit ishte vepër e Shteteve të Bashkuara” është i rremë. Krypometër e ka analizuar të gjithë fjalimin e Donald Trump që zgjat 1 orë e 21 minuta dhe në asnjë vend ai nuk thotë se “Sulmi i 11 shtatorit ishte vepër e Shteteve të Bashkuara”. Trump në këtë paraqitje, ndër të tjera thotë se gjatë mandatit të tij nuk kishte sulme terroriste në SHBA. Artikulli Më 26 janar 2024 faqja Patriotët e Botës Re (arkive) publikoi një shkrim më titull “Sulmi i 11 shtatorit ishte vepër e Shteteve të Bashkuara”, citat që i ishte atribuar ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump. “Ma kanë mbajtur gojën mbyllur për 4 vjet, por tani e përsëris përsëri se nuk ka pasur asnjë sulm në kullat e Qendrës Botërore të Tregtisë, nuk ka pasur asnjë sulm siç na treguan dhe se në këtë janë përfshirë edhe vendet e tjera”- thuhet në këtë postim, të cilit i është bashkëngjitur një fjalim i ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Krypometër, përmes Google Lens, ka gjetur se pamjet dhe deklarata e cituar në këtë postim janë shkëputur nga fjalimi që kishte mbajtur ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump në një tubim gjatë fushtës për garën presidenciale 2024, në qytetin Laconia, New Hampshire më 22 janar 2024 (arkive). Në fjalimin e tij që zgjatë 1 orë e 21 minuta, Trump nuk thotë se sulmi terrorist i bërë më 11 shtator 2001 ishte vepër e SHBA-së, por ngreh shqetësimin se SHBA-ja rrezikohet nga sulmet terroriste. “Ne donim të ndalnim terrorin të mos vinte në vendin tonë, por nuk mund të flisja sepse nuk dua ta bëj këtë e pastaj në ditët në vijim të ndodh diçka. Katër vite e kam mbajtur gojën mbyllur në këtë temë, por tani flas për këtë gjatë gjithë kohës. Nuk patëm sulme, nuk patëm qendrën botërore të Tregtisë, nuk ishin sulme siç ju i keni parë. Tani ne po përfshihemi në lindjen e mesme, shiko se çfarë po ndodhë, përfshiheni dhe ja ku jemi. Kemi shpenzuar 9 trilionë dollarë, u vranë miliona njërëz, përfshirë dy anët dhe nuk kemi marrë asgjë. Kemi vdekje, gjak dhe kjo është turp”- ka thënë ish-presidenti Donald Trump (shiko KËTU nga minuta 23:30- 25:00). Për këto deklarime të tij, CNN kishte publikuar një artikull fact-check me titull “Trump pretendon rrejshëm se SHBA nuk pati sulme terroriste gjatë presidencës së tij”. CNN radhiti disa sulme me motive terroriste që kishin ndodhur në kohën kur Donald Trump ishte president. “Vetë Departamenti i Drejtësisë nën administratën e Trump pretendoi se një vrasje masive në qytetin e New York-ut në vitin 2017, në të cilën humbën jetën tetë persona dhe u plagosën të tjerë, ishte një sulm terrorist i kryer në mbështetje të ISIS; Trump u ankua vazhdimisht për këtë sulm gjatë presidencës së tij”. Sipas CNN, Departamenti i Drejtësisë i Trump pretendoi gjithashtu se një sulm i vitit 2019 nga një pjesëtar ekstremist i ushtrisë së Arabisë Saudite, i cili vrau tre ushtarakë amerikanë dhe plagosi të tjerë në një bazë ushtarake në Florida, “ishte i motivuar nga ideologjia xhihadiste” dhe u krye nga një “bashkëpunëtor” i Al Kaedas. Donald Trump shërbeu si presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara nga 20 janari 2017 deri më 20 janar 2021. Derisa, tani prapë planifikon të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software