Lajmi i rremë për aksidentin tragjik të tre shqiptarëve nga Zvicra
Deklarata
Mos kalo pa dhënë ng.ushëllime, e r.èndè 3 te rinj shqiptar në zvicër përfshihen në një ak.sidènt tr.ägjik
Vlerësimi
Rrenë
Artikulli me titull “Mos kalo pa dhënë ng.ushëllime, e r.èndè 3 te rinj shqiptar në zvicër përfshihen në një ak.sidènt tr.ägjik” është i rremë. Nuk ka ndodhur ndonjë aksident tragjik në Zvicër, në të cilin janë përfshirë tre shqiptarë të Kosovës. Ky lajm i rremë ishte publikuar në edhe korrik të vitit 2021.
Artikulli
Më 13 dhjetor 2022 faqet e internetit pcnmedia2.com dhe koha.todaynews64.com ka publikuar artikullin “Mos kalo pa dhënë ng.ushëllime, e r.èndè 3 te rinj shqiptar në zvicër përfshihen në një ak.sidènt tr.ägjik”.
I njëjti tekst është shpërndarë në faqet e Facebook-ut “Lajme In”, “Gazeta 7”, “Albagraph7”, “Gazeta In” dhe “Lajme Online”. Postimi i bërë në “Gazeta 7” ka marrë 1 mijë e 100 komente dhe 1 mijë e 400 reagime.
Në titullin e tekstit thuhet se tre shqiptar kanë pësuar aksident të rëndë trafiku dhe kërkohet që të komentohet duke shprehur ngushëllime.
Artikulli brenda tekstit nuk është bazuar në asnjë burim të informacionit dhe mungojnë detajet kryesore të një lajmi.
Informacioni është i rremë, pasi nuk ka ndodhur asnjë aksident tragjik i tre shqiptarëve të Zvicrës.
I njëjti informacion ishte publikuar edhe në korrik të vitit 2021, që tregon se i njëjtit është i rremë dhe ri-publikohet kryesisht në kohërat kur diaspora tradicionalisht e viziton Kosovën.
Për shkak të festave të fundvitit, numri i mërgimtarëve të cilët udhëtojnë për në Kosovë është më i madh sesa në muajt tjerë të vitit.