schema:text
| - Kurti nuk ka kërkuar nga vendet e BE-se kthimin e mërgimtarëve në Kosovë
Deklarata
Do të kërkoj nga të gjitha vendet e BE-së, që mërgimtarët tonë ti kthejnë në Kosovë. Mjaft kanë punuar në shtetet armike të Kosovës!!! ALBIN KURTOVIQ
Vlerësimi
Rrenë
Postimi “Do të kërkoj nga të gjitha vendet e BE-së, që mërgimtarët tonë ti kthejnë në Kosovë. Mjaft kanë punuar në shtetet armike të Kosovës!!! ALBIN KURTOVIQ” është i rremë. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti asnjëherë nuk e ka thënë gjë të tillë për diasporën.
Artikulli
Më 21 korrik 2023, faqja e Facebook “Komente Politike” ka shpërndarë një fotografi të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me mbishkrimin: “Do të kërkoj nga të gjitha vendet e BE-së, që mërgimtarët tonë ti kthejnë në Kosovë. Mjaft kanë punuar në shtetet armike të Kosovës!!! ALBIN KURTOVIQ”.
I njëjti postim është shpërndarë me përshkrimin “Apet hajdeni e votojeni kete Kryeministër faqezi”.
Krypometri e ka monitoruar profilin zyrtar të kryeministrit Albin Kurti në Facebook dhe paraqitjet e tij të fundit, por në asnjë prej tyre Kurti nuk e thotë një deklaratë të tillë.
Përveç kësaj, Krypometri ka kontaktuar me zëdhënësin e Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i cili e ka mohuar që diçka e tillë është thënë nga ana e kryeministrit Kurti.
“Nuk është e vërtetë që kryeministri Kurti ka thënë një gjë të tillë”– ka thënë Kryeziu.
Albin Kurti është zgjedhur kryeministër pas zgjedhjeve të datës 14 shkurt 2021, në të cilat Lëvizja Vetëvendosje mori 50.2% të votave.
Në këto zgjedhje kishin marrë pjesë edhe shumë qytetarë të Kosovës që jetojnë jashtë vendit. Ata kanë bërë mijëra kilometra për të ardhë në Kosovë për të votuar në zgjedhjet në të cilat partia që drejtohet nga Albin Kurti kishte marrë shumicën e votave.
|