About: http://data.cimple.eu/claim-review/fb5180cc1f24893c81340d42dc945dd24aee3085426e8d83ea6033e5     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Titulli i rremë: Kosova e Serbia nuk kanë arritur marrëveshje për shkëmbim të territoreve Deklarata Shkëmbehen territoret/ Bolton nga SHBA: Kosova dhe Serbia të gjejnë një zgjidhje, përfshirë edhe… Vlerësimi Me kos Titulli i artikullit “Shkëmbehen territoret/ Bolton nga SHBA: Kosova dhe Serbia të gjejnë një zgjidhje, përfshirë edhe…”- është i rremë. Kosova e Serbia nuk kanë arritur marrëveshje për shkëbim të territoreve. Qeveria e Serbisë apo ajo e Kosovës nuk kanë publikuar asnjë njoftim për arritje të marrëveshjes për korrigjim të kufijve. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte thënë se pavarësisht dështimit të projektit për shkëmbim të territoreve, prapë ideja është aty mirëpo sipas tij kjo ide më nuk mund të realizohet. Artikulli Më 22.10.2024 faqja e internetit ‘Ntv.al’ (arkiva) ka publikuar një artikull me titull “Shkëmbehen territoret/ Bolton nga SHBA: Kosova dhe Serbia të gjejnë një zgjidhje, përfshirë edhe…”. I njëjti është shpërndarë edhe në faqen në Facebook ‘Ntv Televizion’ (arkiva). Në titull pretendohet se janë shkëmbyer territoret mes Kosovës dhe Serbisë, prandaj Krypometër ka kontrolluar nëse është arritur ndonjë marrëveshje për shkëmbim të territoreve. Krypometër fillimisht ka analizuar artikullin e publikuar më këtë titull dhe aty nuk ka asnjë qëndrim zyrtar të Qeverisë së Kosovës apo asaj të Serbisë për mundësinë e shkëmbimit të territoreve. Aty nuk është cituar as ndonjë zytar i Departamentit të Shtetit të SHBA-së. Në fakt në artikull është përdorur një qëndrim personal i John Bolton, ish-ambasador amerikan në Kombet e Bashkuara dhe ish-këshilltar për sigurinë kombëtare në administratën e ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Ai në një intervistë ka deklaruar se SHBA shpreson që Kosova dhe Serbia të mund të gjejnë së bashku një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët, përfshirë edhe shkëmbimin e territoreve. Pra në tekst nuk janë paraqitur fakte që mbështesin pretendimin se ka ndodhur shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. Krypometër ka kontrolluar komunikatat e Qeverisë së Kosovës të lëshuara gjatë muajit shtator dhe tetor dhe aty në asnjë vend nuk është përmendur se është duke u negociuar shkëmbimi i territoreve. Në intervistat (shih këtu, këtu dhe këtu) e fundit, kryeministri Kurti nuk ka thënë se shkëmbimi i territoreve është një nga opsionet për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë. Krypometër e ka kontrolluar edhe faqen zyrtare të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, mirëpo as aty nuk është publikuar asnjë njoftim për shkëmbim të territoreve me Kosovën. Më 11.11.2023, kryeministri Kurti kishte folur për idenë e shkëmbimit të territoreve në Forumin e Paqes në Paris duke thënë se ajo ide nuk ka vdekur, por nuk mund të realizohet më. “Ky projekt i shkëmbimit të territoreve kishte homolog edhe në Kosovë, nga pararendësi im. Sepse në atë kohë shihej më shumë si një marrëveshje e menjëhershme e rregullimit të shpejtë midis liderëve autoritarë që mund të flasin për njerëzit si për familjen e tyre dhe që mund të diskutojnë për territoret e shteteve sikur të jenë pronë private. Por kjo kishte një lloj shije feudaliste, monarkike, mbretërore, që nuk ekziston më”- ka thënë kryeministri Kurti. “Përsëri, mund ta pranoj, pavarësisht dështimit të projektit, ideja është aty, por pa asnjë mundësi që të vihet në jetë”- ka thënë ai. Ideja e shkëmbimit të territorit ishte folur në kohën kur president i Kosovës ishte Hashim Thaçi. Ai kishte folur për këtë ide në Forumin Europian 2018 në Alpbach të Austrisë, kur ishte pjesëmarrës në një panel diskutimi me homologët e tij nga Ballkani Perëndimor. I pyetur nga moderatori i panelit nëse ai ishte i gatshëm të hiqte dorë nga territori i Kosovës në këmbim të një zgjidhjeje finale me Serbinë, Thaçi ishte përgjigjur “po, unë jam në favor të korrigjimit të kufijve” (shih këtu nga min 1:22:00). Ramush Haradinaj, në atë kohë kryeministër i Kosovës kishte mospajtime me ish-presidentin Thaçi, duke shprehur kundërshtimin e tij kategorik ndaj ndryshimit të kufijve. Haradinaj në vitin 2019 pati pohuar se informacionet e plasuara në media rreth një plani të detajuar lidhur me shkëmbimin e mundshëm të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, fatin e Ujmanit dhe Trepçës, deri tek arritja finale, janë pa rëndësi dhe nuk duhet t’iu kushtohet vëmendje. Sipas tij, nuk do të ketë eksperimente me territor e as me kufijtë, dhe siç është shprehur ai, kushdo që guxon ta iniciojë një gjë të tillë bie ndesh me Kushtetutën. Ndërkaq, kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se shkëmbimi i territoreve ka dështuar si projekt, por si ide ende ekziston. Ai në një intervistë për Al Jazeera, më 07.01.2023, ka thënë se shkëmbimi i territoreve nuk do të ndodhë, duke shtuar se është një formulë për luftë.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software