Rrena se Albin Kurti dridhi Ballkanin dhe donacionin e SHBA-së
Deklarata
Albin Kurti ‘Dridh’ Gjithë Ballkanin Me Fjalët E Tij Për Donacionin E SHBA-Ve Ndaj FSK-së
Vlerësimi
Rrenë
Titulli i artikullit “Albin Kurti ‘Dridh’ Gjithë Ballkanin Me Fjalët E Tij Për Donacionin E SHBA-Ve Ndaj FSK-së” është i rremë. Më 31 dhjetor 2022, Kosova nuk ka pranuar donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Ushtrinë e Kosovës. Shkrimi është ripublikim i një ngjarjeje që ka ndodhur në vitin 2021, mirëpo faqet e internetit e kanë paraqitur këtë donacion si diçka që ka ndodhur së fundmi. I njëjti lajm është ripublikuar vazhdimisht në faqe të ndryshme interneti që nga viti 2021.
Artikulli
Më 31 dhjetor 2022 faqja e internetit lluksipress.com publikoi një artikull me titull “Albin Kurti ‘Dridh’ Gjithë Ballkanin Me Fjalët E Tij Për Donacionin E SHBA-Ve Ndaj FSK-Së”.
I njëjti shkrim me po këtë titull është shpërndarë edhe në faqe tjera si: Shqip Today, Muzikë Shqiptare, Shqipëria Etnike, Gazeta unike.al, Shqip, Lajme Reale.
I njëjti shkrim figuron në internet nga viti 2021 kur kryministri kishte deklaruar se Kosova kontribuon për paqe, gjatë ceremonisë së pranim-dorëzimit të donacionit të SHBA-së me automjete ushtarake të blinduara.
Pra, Kosova nuk ka pranuar donacion apo mjete ushtarake në dhjetor 2022.
Brenda në shkrim nuk ka referencë që deklarimi i Kurtit e ka dridhur gjithë ballkanin.