schema:text
| - Rrena se Kusari Lila është bërë “sekretareshë e Milan Radojiçiqit”
Deklarata
Kam përvojë si sekretareshë e Pacollit, Thaçit, Mustafës, Haradinajt, Kurtit dhe së fundi dhe Radojcicit
Vlerësimi
Rrenë
Postimi “Kam përvojë si sekretareshë e Pacollit, Thaçit, Mustafës, Haradinajt, Kurtit dhe së fundi dhe Radojcicit” është i rremë. Deputetja Mimoza Kusari-Lila e ka mohuar të ketë thënë një gjë të tillë. Kusari-Lila asnjëherë nuk ka punuar si sekretareshë e politikanëve të apostrofuar në këtë postim.
Artikulli
Më 14 korrik 2023, në grupin në Facebook “ME LDK-NË RUGOVIANE” ka shpërndarë një fotografi të shefes së gupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila me mbishkrimi “Kam përvojë si sekretareshë e Pacollit, Thaçit, Mustafës, Haradinajt, Kurtit dhe së fundi dhe Radojcicit?”- duke lënë të nënkuptohet që kjo është një deklaratë e deputetes. Fotografia është shpërndarë në grupet e Facebook “Diaspora me PDK👍” dhe “SHTETI🇽🇰✌🏻🇦🇱SHTET❤️✌🏻”.
Krypometri ka kontaktuar me deputeten Mimoza Kusari-Lila, e cila e ka mohuar të ketë thënë një deklaratë të tillë.
“Është lajm i rremë” – ka thënë ajo.
Fotografia është shpërndarë më përshkrimin “Sekretaresha Mimoza Kusari RADOJĆIĆ”.
Kusari-Lila ka qenë nën-kryetare e Aleancës Kosova e Re, partisë që udhëhiqet nga Behgjet Pacolli. Më vonë ka qenë zv.kryeministre në Qeverinë Thaçi, ndërsa më vonë ka qenë në koalicion me LDK-në në kohë të Isa Mustafës.
Por, Kusari-Lila asnjëherë nuk ka qenë sekretarëshë e asnjërit prej politikanëve të përmendur në këtë postim.
|