About: http://data.cimple.eu/claim-review/fdff29ca291f25bb765526c183fa26b9a02dd321cc00a6126787bc58     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Informacioni i rremë për aksident të autobusit shqiptar në Kroaci Deklarata LAJMI FUNDIT: Aksidentohet autobusi SHQIPTAR në Kroaci (Pamje) Vlerësimi Me kos Lajmi dhe fotografia e autobusit të aksidentuar që janë publikuar më 11.03.2024 se “LAJMI FUNDIT: Aksidentohet autobusi SHQIPTAR në Kroaci (Pamje)” janë të rreme. Kompania “Deva Tours”, pronare e autobusit të aksidentuar që shihet në fotografi, ka thënë se nuk kanë pasur asnjë aksident në Kroaci gjatë muajit mars 2024. Informacioni i publikuar si lajm i fundit më 11.03.2024 në fakt ka ndodhur më 24.01.2024 dhe në atë aksident nuk kishte persona të lënduar. Artikulli Më 11.03.2024, faqja në në Facebook “Tradita Shqiptare” (Arkivi) ka publikuar një fotografi të autobusit të kompanisë nga Kosova me titull “LAJMI FUNDIT: Aksidentohet autobusi SHQIPTAR në Kroaci (Pamje) 𝗟𝗮𝗷𝗺𝗶𝗻 𝗲 𝗽𝗹𝗼𝘁𝗲 𝗻𝗲 𝗸𝗼𝗺𝗲𝗻𝘁 👇”. I njëjti artikull është publikuar edhe në faqe të tjera në Facebook, si: “Aktualitete” (Arkivi) dhe “Jeta dhe Shëndeti” (Arkivi). Fotografia e publikuar më 11.03.2024 tregon një autobus të aksidentuar të agjencisë së udhëtimeve “Deva Tours”. Për të verifikuar këtë informacion, Krypometër ka kontaktuar me kompaninë Deva Tours, të cilët kanë thënë se gjatë muajit mars 2024 nuk kanë pasur aksident me autobus. “Jo nuk kemi pasë në mars aksident, në janar ka ndodhë aksidenti që po shpërndahet”- thuhet në përgjigjen e kompanisë “Deva Tours” për Krypometër. Nga agjencia e udhëtimeve “Deva Tours” kanë thënë se aksidenti që është shpërndarë si lajm i ri në fakt ka ndodhur në janar 2024. Përmes “Google Lens”, Krypometër ka gjetur se fotografia e autobusit të aksidentuar për herë të parë është publikuar më 24.01.2024 nga portali Indeksonline. Më 24.01.2024 (Arkivi) një autobus i kompanisë kosovare “Deva Tours” ishte përfshirë në një aksident trafiku rreth orës 18:00 në Dubrovnik, në Kroaci. Më 24.01.2024, edhe kompania “Deva Tours” kishte njoftuar se (Arkivi) se pasagjerët dhe stafi që kanë qenë në autobus nuk kanë pësuar lëndime dhe të njëjtit kishin vazhduar udhëtimin (arkiva) me një autobus tjetër. Për këtë aksident më 24.01.2024 kishte reaguar edhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (Arkivi), e cila kishte thënë se në autobus ishin rreth 30 udhëtarë dhe aksidenti është shkaktuar në vendin e quajtur Orashac, në afërsi të Dubrovnikut. Një autobus i agjencisë “Deva Tours”, ka qenë i përfshirë në aksidentin tragjik që ka ndodhur më 25 korrik 2021 kur humbën jetën 10 persona (Arkivi), njëri nga ta ishte shofer i autobusit. Autobusi po qarkullonte në linjën Frankfurt- Prishtinë kur u aksidentua në afërsi të Sllavonski Brod në Kroaci.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software