About: http://data.cimple.eu/claim-review/fefd2147938834b70edb94a9dd566d71ef52373d5af133e83d5aca6b     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Ripostimi i rrejshëm për humbjen e një fëmije në Velani Deklarata Ky femije ka humbur dhe eshte gjetur nga Policia afer Shtepise se shendetit ne Velani. Ju lutem bejeni share ndoshta e shohin prinderit Vlerësimi Me kos Publikimi në faqen “Jeta në Shtime” me përshkrimin “Ky femije ka humbur dhe eshte gjetur nga Policia afer Shtepise se shendetit ne Velani. Ju lutem bejeni share ndoshta e shohin prinderit” është i rremë. Rasti i humbjes së një fëmijut, si është paraqitur përmes fotografive, ka ndodhur në vitin 2020. Policia e Kosovës ka thënë se në kohën e publikimit, më 6 janar 2024, nuk kanë pranuar rast të ri të humbjes së këtij fëmiu. Artikulli Më 6 janar 2021 në faqen në Facebook “Jeta në Shtime” (Arkiva) janë publikuar dy fotografi të një fëmije me përshkrimin “Ky femije ka humbur dhe eshte gjetur nga Policia afer Shtepise se shendetit ne Velani. Ju lutem bejeni share ndoshta e shohin prinderit.” Krypometër, përmes “TinEye” ka gjetur se fotografia e publikuar nga kjo faqe është e vjetër, pasi ajo për herë të parë ishte publikuar në vitin 2020. Më 22 gusht 2020 ishte raportuar nga mediat se një fëmijë ishte humbur por me ndihmën e Policisë ishte kthyer tek prinderit e tij. Krypometër ka gjetur se i njëjti postim ishte bërë në vitin 2020 nga faqja Gjakova Sot, por i njëjti postim është shpërndarë serish në fillim të vitit 2024, duke arritë në 85 mijë shpërndarje. Sipas të dhënave të Meta-së, ky postim në 24 orët e fundit është parë mbi 300 mijë euro, kurse që nga viti 2020 është parë nga 12.3 milionë herë në Facebook. Lidhur me këtë, Krypometri ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës. Në një përgjigje me shkrim, Policia e Kosovës ka thënë se fotografia e publikuar është nga një rast që ka ndodhur në vitin 2020 e jo në vitin 2024. Po ashtu, Policia ka thënë se fëmija i ishte kthyer familjes, në kohën kur ka ndodhur rasti, pra në vitin 2020. “Ndërlidhur me rastin që po i referoheni, në kohën kur ka ndodhur, fëmija është bashkuar me familjen”- thuhet në përgjigjen e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë. Policia e Kosovës kanë thënë se deri më tani nuk kanë pranuar ndonjë raportim për ripostime të këtij rasti.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software