About: http://data.cimple.eu/claim-review/ff67e7fbd4a8d5c9bc3e14c995a839993ddb0463fd1ea51490f9cdcb     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Publikimi i lajmit të vjetër për ndarjen e 2.5 milionë eurove Deklarata Qeveria ndanë 2.5 milion euro per masen 2.1. Kjo kategori perfiton Vlerësimi Me kos Lajmi i publikuar më 09.03.2024 me titull “Qeveria ndanë 2.5 milion euro per masen 2.1. Kjo kategori perfiton” është i rremë. Në muajin mars të vitit 2024, Qeveria e Kosovës nuk i ka ndarë 2.4 milionë euro mjete për subvencionimin e kredive investuese. Krypometër ka gjetur se lajmi i publikuar në mars të vitit 2024 është i vjetër, pasi Qeveria e Kosovës i kishte ndarë 2.4 milionë euro në tetor të vitit 2023. Artikulli Më 09.03.2024 faqja në Facebook “Gazeta Shqip” ka shpërndarë një artikull me titull “Qeveria ndanë 2.5 milion euro per masen 2.1. Kjo kategori perfiton”(arkiva). I njëjti artikull, më datë 09.03.2024 është publikuar edhe në disa faqe tjera në Facebook, si: ‘Live News’ (arkiva), ‘Informohu 24/7’ (arkiva), ‘Revista 360’ (arkiva), ‘Gazeta New’ (arkiva), ‘Info Shqip24’ (arkiva), ‘News 57 Daily’ (arkiva), ‘Portal Ditor’ (arkiva), TV7 Media (arkiva), ‘Insajderii’ (arkiva), ‘Gazeta TIME’ (arkiva), ‘Revista Global’ (arkiva), ‘Lajmi I Fundit’ (arkiva). Lajmi i publikuar thot se “Ministri i Financave Hekuran Murati raportoi përmes rrjetit social në facebook ndarjen e mjeteve financiare për Masën 2.1”. Për të verifikuar këtë lajm, Krypometër ka kontrolluar postimet e bëra nga ministri i Financave, Hekuran Murati në profilin e tij në Facebook. Ai ka bërë dy postime më 08.03.2024, por asnjëri prej tyre nuk flet për ndarjen e 2.5 milionë eurove për masën 2.1, por i kushtohen Ditës së Gruas (shih këtu dhe këtu). Përmes kërkimit të postimeve të ministrit Murati, Krypometër ka gjetur se njoftimin për ndarjen e 2.5 milionë eurove ai e kishte publikuar (arkiva), më 28.10.2023. “Dje ndamë edhe 2.5 milionë euro mbështetje për subvencionimin e kredive investuese, për prodhuesit vendorë, në kuadër të Masës 2.1.”- kishte shkruar Murati në Facebook. Për të parë nëse Qeveria e Kosovës ka marrë rishtazi ndonjë vendim të ngjashëm, Krypometër ka kontaktuar me zëdhënësin e Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu. Ai ka thënë se qeveria nuk ka ndarë 2.5 milionë euro, si pretendohet në lajmet e publikuara. Kryeziu ka treguar se ndarja e 2.5 milionë eurove për Masën 2.1 është bërë më 27.10.2023. Në faqen zyrtare të Qeverisë së Kosovës është publikuar komunikata për vendimet që ishin marrë në mbledhjen e qeverisë të mbajtur më 27.10.2023, e në mesin e tyre ishte edhe ndarja e 2.5 milionë eurove për zbatimin e Masës 2.1 si subvencion i kredive investive të Pakos për Ringjallje Ekonomike (arkiva). Më 30.06.2021, Qeveria e Kosovës kishte njoftuar për një Pako të Ringjalljes Ekonomike në vlerë 420 milionë euro, prej të cilave 108 milionë euro ishte shuma e ndarë për Masën 2 të Pakos. Sipas qeverisë, kjo masë ishte për ringjalljen e ekonomisë dhe të prodhimit. Kjo shumë do të përdorej për investime në teknologji e inovacion, prodhim dhe eksport, duke mos përjashtuar as mbështetjen e bizneseve që u goditën më së shumti nga pandemia. Pakoja për Ringjallje Ekonomike kishte ardhur një vit pas fillimit të pandemisë së COVID-19 në Kosovë.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software