About: http://data.cimple.eu/claim-review/ff68335fb3051152f8759571a0263e8e35f0fe9c23d1f6dfc445477b     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Fotografi të rrejshme përdoren për të ilustruar ‘arrestimin’ e Donald Trump Deklarata Dalin prapaskenat e bujshme, Donald Trump po përgatit një spektakël të madh me arrestimin e tij, ish-presidenti do të.. Vlerësimi Me kos Fotografitë e përdorura në artikullin me titull “Dalin prapaskenat e bujshme, Donald Trump po përgatit një spektakël të madh me arrestimin e tij, ish-presidenti do të..” janë të rreme. Fotografitë e përdorura janë fiktive dhe janë prodhuar nga Inteligjenca Artificiale. Ish-Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump nuk është arrestuar. Artikulli Me 23 mars 2023 faqet në internet me emrin “zyrtare.net”, “newsoner.com”, “sot.com.al” kanë publikuar një artikull me titullin: “Dalin prapaskenat e bujshme, Donald Trump po përgatit një spektakël të madh me arrestimin e tij, ish-presidenti do të..” Lajmi është shpërndarë edhe në Facebook nga faqet si: “Revista Ideal”, “Gazeta Unike”, “Gazeta Koha e Re”, “Gazeta Ideal”, “Vajtuse – Shumë të Mira – Muzik Live”, “Agjencia SotNews”, “Agjencia e Lajmeve Sot News”. Në artikull flitet për akuzat ndaj Donald Trumpit dhe ‘planin’ e tij në rast se arrestohet. “Edhe pse ekipi ligjor i Donald Trump njoftoi për media javën e kaluar se, në rast se ish-presidenti vërtet akuzohet, ai do të dorëzohet vullnetarisht në prokurorinë e Nju Jorkut për të shmangur një spektakël mediatik, burime të mirëinformuara që folën për mediat e huaja me kusht të anonimitetit pretendojnë se Donald Trump po shpreson në fakt për një skenë në të cilën agjencitë e zbatimit të ligjit, me dritat verbuese të fotoreporterëve të shumtë, do ta largojnë me forcë dhe në pranga nga kompleksi i tij në Florida” – thuhet ndër të tjera në këtë lajm. Ky artikull është ilustruar me disa fotografi, të cilat janë fiktive dhe të prodhuara nga Inteligjenca Artificiale. Këtë e ka treguar vetë krijuesi i këtyre fotografive, një person me emrin Eliot Higgins, i cili ka postuar këto fotografi në rrjetin social Twitter, duke bërë të ditur se fotografitë janë montuar për të ilustruar se si do dukej arrestimi i Donald Trump në publik. Sipas profilit të tij në Twitter, Higgins është themelues i platformës Bellingcat, një platformë e pavarur ndërkombëtare e gazetarëve dhe hulumtuesëve.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software