About: http://data.cimple.eu/claim-review/ff81bb79d39356cf2cc0227ec6d94a806708e43b095919731b2202ac     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Titulli i rremë për ‘tërmet në Beograd’ Deklarata Tërmet në Beograd!! Presidenti Biden emëron veteranin e Iuftës së Kosovës si shef të Komandës Qendrore Vlerësimi Rrenë Materiali është vlerësuar si i pavërtetë pasi i ofron lexuesit informacion të rrejshëm për kohën kur po zhvillohet ngjarja. Zhvendosja e informacioneve në kohë nuk lejohet ndërsa prodhuesit e informacioneve duhet ta informojnë publikun për kohën e saktë se kur po zhvillohet ngjarja. Po ashtu materiali nuk ofron asnjë dëshmi që në Serbi ka pasur reagime për emërimin e gjeneralit në këtë pozitë. Gjatë prodhimit të materialeve, gazetarët duhet t’i ofrojnë lexuesit burime të identifikueshme të informacionit. Artikulli Tërmet në Beograd!! Presidenti Biden emëron veteranin e Iuftës së Kosovës si shef të Komandës Qendrore Në faqet e internetit web.24newsalljust.com dhe lajme.buzz është publikuar më 10 gusht 2022 një artikull me titullin “Tërmet në Beograd!! Presidenti Biden emëron veteranin e Iuftës së Kosovës si shef të Komandës Qendrore”. Kjo përmbajtje është shpërndarë edhe në disa faqe tjera të Facebook-ut: Gazeta Mitrovica, Atdheu.net dhe Videointeresante Ndonëse në titull pretendohet se ka “tërmet në Beograd” për shkak të emërimit nga presidenti i ShBA-ve, Joe Biden, në fakt brenda artikullit nuk është referuar për asnjë reagim të mundshëm nga shteti serb. Përmbajtja e njëjtë është publikuar edhe më 23 mars 2022 nga faqja e internetit Lajme.icu. Ndërsa, në periudha të ndryshme kohore është shpërndarë në disa faqe të Facebookut: Lajme dhe Kuriozitete më 14 maj 2022, Gazeta Infoplus më 6 shkurt 2022, Populli Shqiptar 7 prill 2022, Info Globale më 31 korrik 2022. Krypometri ka kontrolluar përmbajtjen e artikullit elementi i parë është zhvendosja kohore e lajmit. Emërimi i gjeneralit në /këtë pozicion ka ndodhur në muajin shkurt 2022, ndërsa prodhuesit e këtij informacionit e kanë publikuar informacionin në muajin gusht në një kontekst tjetër kohor pa i dhënë lexuesit informacion që emërimi ka ndodhur 6 muaj më herët. Përmbajtja tjetër e artikullit e cila thekson se ky lajm ka shkaktuar tërmet në Serbi poashtu është e pavërtetë pasi për këtë emërim nuk ka pasur asnjë reagim në shtetin e Serbisë. Gjatë prodhimit të informacioneve publikuesit duhet t’i japin lexuesit burimin e saktë të informacionit. Artikulli në fjalë nuk e ofron dëshminë se ku janë bazuar prodhuesit për të arritur në konstatimin që ky lajm ka shkaktuar tërmet në Serbi.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software