schema:text
| - Foto: Facebook
VV nuk e mban fjalën, s’i shkon në ‘konak’ PDK-së
Deklarata
Tinka Kurti: “Në këtë tryezë do të marrë pjesë Glauk Konjufca”.
Vlerësimi
Me kos
Lëvizja Vetëvendosje nuk u ka qëndruar fjalëve që kishte dhënë ditë më parë për pjesëmarrjen e saj në tryezën e partive politike të ftuar nga kryetari i PDK-së, Kadri Veseli. Zyrtarë të partisë janë arsyetuar me “agjendën e zgjatur” të përfaqësuesit të saj, Glauk Konjufca. Por Konjufca nuk është zyrtari i vetëm i VV-së që ka mundur të shkojë në tryezë prandaj Krypometri e ka vlerësuar këtë deklaratë si “Me Kos”.
Artikulli
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe nuk i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së PDK-së për tryezën që u mbajt sot.
Këto dy parti ishin të vetmet që nuk morën pjesë.
Derisa Lista Serbe nuk kishte qenë prezente as në takimin e parë që ishte thirrur nga LDK-ja, Vetëvendosje në të parën kishte marrë pjesë, ndërsa sot përfaqësuesi i kësaj partie nuk ka shkuar fare.
Megjithatë, Lëvizja Vetëvendosje e kishte konfirmuar shkuarjen në këtë tryezë disa ditë më herët, ndërsa sot ata nuk e mbajtën fjalën duke mos shkuar në këtë takim.
Zëdhënësja e Vetëvendosjes, Tinka Kurti, kishte thënë për KALLXO.com se shefi i grupit parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca do të marrë pjesë në këtë takim.
“Në këtë tryezë do të marrë pjesë Glauk Konjufca”, tha zëdhënësja e Vetëvendosjes, Tinka Kurti.
Mirëpo sot Vetëvendosje nuk shkoi e sipas Tinka Kurtit arsyeja është që agjenda e Konjufcës kishte zgjatur më shumë se që ishte pritur.
“Në ora 11:30 në Bibliotekën Kombëtare ka qenë promovimi i librit të “Armiku i popullit pa emër”, e Glauku ka qenë panelist, ka zgjatë pak ma shumë dhe s’ka mbërri me shku”, tha Tinka Kurti për KALLXO.com.
Kjo është hera e dytë që po mbahet këso tryeza politike ndërmjet partive politike në vend.
Këto të fundit janë marrë vesh që tryezat t’i organizojnë me rotacion të gjitha partitë politike apo grupet parlamentare.
Grupi më i madh parlamentar, LDK-ja e kishte organizuar e para këtë takim, ndërsa sot e organizoi grupi i dytë, PDK-ja. E nëse shkon më këtë “matematikë”, atëherë radha është e Lëvizjes Vetëvendosje që ta bëjë organizimin e tryezës së radhët, që palët janë pajtuar të mbahen çdo javë.
http://kallxo.com/ldk-e-vv-i-shkojne-kadri-veselit-ne-konak/
Qëllimi i këtyre tryezave thuhet të jetë arritja e konsensusit politik për tema të mëdha si: Dialogu me Serbinë, themelimi i ushtrisë së Kosovës e deri të asociacioni i komunave me shumicë serbe.
|